Dje u ngrit Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mos funksionimi. Ishte vendimi i Presidentit Meta që e konstituoi këtë event të jashtëzakonshmë për Shqipërinë, demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe për përshpejtimin e hapjes së negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast Ambasadorja e ShBA, Yuri Kim përshëndeti posaqërisht Presidentin Meta si mbrojtjës i Kushtetutës në këtë proces. Gjithashtu, diplomatë e zyrtarë të lartë të BE e përshëndetën këtë arritje të Shqipërisë.

Krijimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese të RSh ishte një proces tejet i vështirë dhe i komplikuar. Ky proces nisi mbas reformës së drejtësisë të adoptuar në Korrik të vitit 2016. Miratimi i reformës kushtetuese u bë me qëllim reformimin e drejtësisë bazuar në forcimin e pavarësisë, ngritjes së profesionalitetit dhe garantimit të trupës gjyqësore, prokuroriale dhe të organeve qeverisë së sistemit të drejtësisë. Reforma kushtetuese u bë me konsesus të plotë parlamentar.

Mbas ndryshimeve kushtetuese, u miratuan një ligjesh për të funksionalizuar reformën në drejtësi. Mjerisht, adoptimi i ligjeve pasuese nuk vijoi me frymë konsesusi, por u bazua në frymë perjashtuese nga mazhoranca qeverisëse. Me ndërprerjen e konsesusit dhe fillimin e frymës perjashtuese nisën problematikat themelore të realizimit të reformës së drejtësisë në tërësi dhe të krijimit të Gjykatës Kushtetuese në vëcanti.

Fryma perjashtuese nuk ishte rastësore. Fryma perjashtuese lidhej me synime politike të caktuara, kryesisht për të ndikuar politikisht mbi reformën, mbi procesin e vetingut, mbi procedurat e ngritjes së organeve qeverisësë të sistemit të drejtësise dhe, kryesisht, për të ndikuar deri në kapje politike të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Përpjekja për ndikimin politik deri në kapje të Gjykatës Ksuhtetuese nga mazhoranca qeverisëse në vënd ndeshi në një rezistencë të pashëmbullt të Presidentit të Republikës, z. Meta. Presidenti Meta vuri përballë përpjekjeve për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Z.Meta shpalosi Kushtetutën publikisht dhe ndërkombëtarisht, parim për parim, nen për nen, gërmë për gërmë dhe procedurë për procedurë. Ai ngriti fuqishëm zërin për sensizibilizim politik dhe publik si mbrojtës i Kushtetutës, aktit më të lartë të interesave kombëtare e publike dhe i frymës demokratike dhe Evropiane.

Beteja e Presidentit Meta për mbrojtjen e Kushtetutës, kryesisht lidhur me themelimin e funksionalizmin e Gjykatës Kushtetuese u shtri edhe në planin diplomatik dhe atë ndërkombëtar. Në këtë betejë principale, Presidenti Meta nuk i kurseu edhe kritikat direkte publike kundër diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve diplomatike brenda dhe jashtë Shqipërisë lidhur me qasjen e tyre të njëanshme, ose të paqartë për Kushtetutën e Shqipërisë dhe nevojën e mbrojtjes së saj.

Në rafshin ndërkombëtar, beteja për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese u shtri edhe në përfshirjen në të të Komisionit të Venecias, organizmi më i rëndësishëm i Këshillit të Evropës për kushtetushmërinë në Evropë. Ky organ u tregua i gatshëm dhe shumë rigoroz në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë, duke i dhënë plotësisht të drejtë Presidentit Meta për objeksionet e shfaqura lidhur me shkeljet kushtetuese nga mazhoranca qeveritare për krijimin dhe funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias u bë kështu mbështetësi më i madh i Presidentit Meta, në pëprjekjet e tij për të krijuar një Gjykatë Kushtetuese bazuar në pavarësi politike, në nivel profesional dhe integritet moral.

Krahas Komisionit të Venecias, mbështetje të madhe të pakuryser Presidenti Meta gjeti të ShBA dhe BE, te shtete dhe kancelari të mëdha Perëndimore. Kjo mbështetje herë erdhi në formë ndihme dhe asistence, herë në formë presioni mbi Shqipërinë. Në mënyrë të vecantë, faktorët Europian dhe Amerikan shfrytëzuan procesin e hapjes së negociatave për antarësim për të rritur presionin mbi mazhorancën qeverisëse lidhur kryesisht me reformën në drejtësi dhe për Gjykatën Kushtetuese në vecanti.

Së fundi, jo për nga rëndësia, por vetëm nga renditja, në betejën për krijimin e funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese të pavarur, profesionale dhe me integritet, Presidenti Meta pati mbështetjen e jashtëzakonshme të opinionit të gjërë publik shqiptar. Z. Meta iu drejtua shqiptarëve me 2 Mars 2020, me thirrjen “për të marrë në duart e veta fatet e vëndit”. Ishte kjo një thirrje për democraci direkte, për lëvizje referendare mbarë qytetare në mbrojtje të Kushtetutës së vëndit. Populli iu përgjegj me bindje dhe vullnet të plotë. Manifestimi i 2 Marsit 2020 vulosi paraprakisht me vulën popullore fitoren e betejës për mbrojtjen e Kushtetutës nga përpjekjet për kapjen e institucioneve për motive dhe arsye politike nga mazhoranca qeverisëse.
Në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës dhe krijimin e Gjykatës Kushtetuese të pavarur, të balancuar, profesionale dhe me integritet Presidenti Meta bëri luftë të paepur për të përballuar sulmet, akuzat dhe presionet politike e mediatike, nga brënda dhe jashtë vëndit. Më së shumti z. Meta u sulmua “si krah i opozitës politike në vënd”. Ishtë ky një sulm manipulues për ta zhveshur Presidentin Meta nga roli dhe pushteti i tij kushtetues, për të hequr dorë nga përpjekja për krijimin e pushtetetve të pavarura dhe të balancuara, nga kërkesat për sundim të ligjit, nga lufta për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe nga qëndrimi i palëkundur në mbështetje të rrugës Evropiane të Shqipërisë.

Presidenti Meta jo vetëm nuk u thye nga sulmet e paskrupullta politike, por triumfoi mbi to, duke u bërë i pari president në tranzicionin demokratik që arriti të mbrojë Kushtetutën e ligjin dhe të kontribuojë kaq shumë për ngritjen e funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duke i hapur rrugë celjes së negociatave për antarësim të vëndit në BE në vitin 2021. Për këtë rol e kontribut të jashtëzakonshëm, Presidenti Meta do mbahet mënd gjatë në historinë e Shqipërisë demokratike dhe Evropiane.