Pse bre ja keni nisë me u tranu?

Lere më burrat por edhe grat po ia tregojnë Vjosa Osmanit, llogon e Ibrahim Rugovës,LDK.
Kishe na bukuroshe dhe çika të shtëpis.

Kush e hëngër mollën e ndaluar të LDK?!

Vjosa Osmani e kafshoi mollën e Adamit ,apo juve ju ka shti në thes picirruku plak,e s’po e gjeni grykën me dal!?

Në çdo bisedë me këta të LDK, së Isa Mustafës , zbulohet nervoza, përçmimi dhe disponimi dëbues i grykës së tyre.

Me bisedue me këta është si me bisedue me disa primitive të viteve 1700, çdo gjë e bëjnë rrafsh, dhe tallen , këta po mendojnë se duke fol me slloganin BESO dikush që e kanë përzan, po u tutet, e po e tallin LDK.

Vjosa është e koncentruar të flasë me gramatikë. Të tingëllon e butë, e urtë, dhe fisnike . Të gjitha këto veti fisnike i ka.
Por Isa Mustafa ia ka plas perden.

Edhe kur nervozohet duket brilante!

Këta po shpërthejnë në skenë, por nëse ua analizon katharzisin e tyre : “ Këta të LDK jan ata që e sjellin e pështjellin e në, fund të gjithëvve ua……nënat”.
Pra …
Vjosa Osmani nuk e ka hëngër mollën e Adamit.

Çdo fjalë e Isa Mustafës gjatë postimeve në FB ,sepse tash për tash veç aty i ka mbet me u lajmrue është një eufori faqe-kuqe, duket si Sandukani entuziast që sapo ka zbrit nga kali i Trojës.

Po harron që dikur moti- moti vetëm Eva i hëngri dy mollët e Adamit.

Në LDK e Isa Mustafës në bisedë me Evën e sotme ,Adami nuk mundi me nxitë Evën me hëngër mollën e tij. Sepse Eva sot nuk është naive ,primitive,e pa dukshme ,e pa stil, e pa sens,e pa shkolluar,e pa këndshme,e shëmtuar ,rrence,dollovergjike, me hangër gullash në çdo sistem që fryn, Eva sot është e re,mendon rinishëm,vepron bindshëm me besnikri, Eva sot jeton me 176.188 vota, në gjoksin e saj.

Agatha Kristin po e mashtrojnë personazhet e saj!!!

Vjosa Osmanin se mashtron më askush!!!

U mush kupa, Isa Mustafa e shkatrrove një perandori,e se gjeje fijen e lamshit sot ,atë fije që e rilindën burrat e mëdhenjë,burrat e fjalës dhe burrat e besës më 1990…

Fajtori, është ai që për vete nuk gaboi.