Negociatorët e Kongresit Amerikan për paketën e ndihmës ekonomike, të vonuar, prej 900 miliardë dollarësh si ndihmë kundrejt pandemisë COVID-19, sot u përpoqën të nënshkruanin një marrëveshje përfundimtare për më shumë ndihmë për bizneset dhe të papunët, si dhe pagesa të reja stimuluese për shumicën e amerikanëve.

Elementet qendrore, të kompromisit të luftuar shumë, ranë në vend: më shumë se 300 miliardë dollar ndihmë për bizneset; një përfitim prej 300 dollarë në javë për përfitimet federale të papunësisë dhe rinovimi i përfitimeve shtetërore që skadojnë shpejt; 600 dollarë pagesa direkte për individët; fondet e shpërndarjes së vaksinave dhe para për qiramarrësit, shkollat, shërbimin postar dhe njerëz që kanë nevojë për ndihmë ushqimore.

Në SHBA sot u nënvizua urgjenca bazuar në numrat javorë të papunësisë, të cilët zbuluan se javën e kaluar 885 mijë njerëz aplikuan për përfitime financiare që i takojnë sit ë papunë, numër më i lartë ky që nga shtatori, pasi rastet me koronavirus kërcënojnë rimëkëmbjen e ekonomisë atje.