Për të njohur dhe kuptuar më mirë politikën së bashku me zhvillimët, procesët dhe fenomenët e botërore ose ndërkombtare, në radhë të parër duhet njohur dhe kuptuar filozofinë së bashku me shkencat ose disiplinat tjera si: Ontologjia ose Metafizika-të cilat i studiojnë dhe analizojnë bazat ose themelët e ndryshme shpirtërore, materiale, njerëzore, natyrore dhe mbinatyrore të realitetit të përgjithëshëm.

Metafizika si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë, për herë të parë do bëhet e njohur në shekullin e parë (I) -para epokës së re. Aristoteli, metafizikën ose disiplinën e parë shkencore ose metodoligjike mbi realitetin e përgjithëshëm ekskursivë dhe diskursivë, do e quante si filozofi të parë elementare ose teologji. Ndërkaq, mendimtari ose filozofi i shquar gjerman, Kristian Volf (Christian Wolf) do e veçoi ose cilësoi ontologjinë si metafizikë të përgjithëshme nga të gjitha metafizikat tjera siç janë psikologjia, religjioni, kosmologjia, mondalogjia etj.
Se këndejmi, qenja ose materia janë mbiquajtur ose paramenduar si baza ose themele kryesore të krijesës, ekzistencës dhe realitetit të përgjithëshëm. Pa i harruar këtu edhe idetë e Platonit, qenien ose krijesën e Aristotelit, shpirtin dhe materien e Dekartit,  frymëm ose ekzistencën absolute të Hegelit, fenomenologjinë e shpirtit dhe natyrës të Husserlit, deshirën e pashuar për fuqi ose pushtet të Niçës, kantizmin, ekzistencializmin etj.
Epistemologjia ose teoria e njohjes: Epistemologjia ose Gneseologjia e ka kuptimin e idesë ose teorisë së njohjes së gjithëmbarëshme të tërë asaj që është ashtu siç është. Duke i nënkuptuar këtu edhe ligjet, procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore. Si njeri prej themëluesve ose arkitektëve të parë ose kryesorë të epistemologjisë ose gneseologjisë, kinsiderohët Gjon Loku (John Lock) -filozofi i njohur anglez. Termi ose nocioni i epistemologjisë ose gneseologjisë e kanë origjinën e tyre etimologjike nga greqishtja e vjetër “gnosis” dhe “episteme” ( njohuri ose dituri).
Logjika ose disiplina e njohur shkencore ose filozofike mbi njohuritë ose dituritë themelore ose elementare, të termëve, nocionëve, ideve, teorivë, formulimëve, konceptëve, mendimëve, gjykimëve, veprimëve, reagimëve dhe vendimëve të logjikshme ose racionale etj. Aristoteli njihet si themelues i logjistikës (deduktive), ndërsa Frënsis Bekoni i logjikës (induktive).
Etika, apo filozofia e moralit të përgjithshëm njerëzorë ose qytetar. Kontributin më të
rëndësishëm ose kryesorë në fushën e gjithëmbarëshme të etikës e kanë dhënë Sokrati, Platoni, Aristoteli, Immanuel Kanti, John Stuart Milli etj. Aty i kemi edhe filozofinën e politikës ose filozofinë politike, politikën filoozofike, aksiologjinë (shkencën ose disiplinën e vlerave, parimëve, virtytëve, premisave ose postulimë të njohura shkencore ose humaniste etj.), estetikën (disiplinen mbi të bukurën, artistikën ose stilistikën etj.),  antropologjinë (shkencën ose disiplinën e njohur filozofike mbi studimin e njeriut, natyrës, origjinës dhe karakterit njerëzorë), politologjinë dge shkencat ose disciplinat tjera shoqërore ose humaniste.
Ndërkohë që drejtimët ose orjentimët e njohura metafizike ose ontologjike, parasegjithash janë të ndërlidhura ose ndërlidhura me aksionin (reaksionin) ose interaksionin e njohur social, ose antropologjiko-epistemologjik dhe antropologjiko-gneseologjik etj. Duke i veçuar këtu nè menyrè studiuese ose kontemplativo-analitike edhe monizmin, dualizmin dhe pluralizmin së bashku me idealizmin, materializmin, ekzistencializmin, spirtualizmin, sensualizmin, semantizmin, religjionizmin ose klerikalizmin, skepticizmin, dadaizmin, dogmatizmin, empirizmin, racionalizmin, iracionalizmin, fiksionalizmin, intuicionizmin, misticizmin, voluntarizmin, volonterizmin, nihilizmin, hedonizmin, oportunizmin, konformizmin, realizmin, surealizmin, liberalizmin, neoliberalizmin, kriticizmin, neokantizmin, biehorvinizmin dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë ekskurs diskursiv.

Roli dhe kontributi kolosal dhe titanik i SHBA-s për paqën dhe sigurinë botërore:

Siç dihet, vlerat, parimet, resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e qytetrimit perëndimore, janë kultura dhe civilizimi i njohur ( antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Thonë se deri në fillim të shekullit të kaluar (2O) : E ashtuquajtura historia e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare, akoma vazhdonte të shkruhej, skicohej, vizatohej dhe formulohej si të thuash në kuadrin e të të ashtuquajturit “qarkut të ngushtë” ose “rrethit viciozë” të fuqive të ndryshme imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të kontinentit plak. Mbase me “thikat” dhe  “gërshërët” e njohura imperiale ose kolonialiste  të “kartografëve” ose “rrobaqepësve” të ndryshëm ushtarak dhe politik të “gjeografive të vogla” dhe “historive të mëdha” ose anasjelltas.
Në këtë vorbullë, edhe imponimi dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i të të ashtuquajturit “faktorit të forcës” ose fuqisë se njohur ushtarake dhe politike së bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste për sundim, hegjemonizëm dhe dominm (ekspanzionizëm) të përgjithshëm shteterorë, nacional, ushtarak, poltik etj. Asokohe do iu shkonin për shtati ” projektëve” dhe “planimetrive” të mesipërme cezariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të popujve dhe vendëve ose fuqive të ndryshme imperiale ose kolinialiste në stadin me të lartë të imperializmit dhe kolonializmit të atëhershëm kontinental dhe interkontinental.
Ndërkaq, në muzgun ose “buzëmbremjen ” e njohur të luftës së parë botërore, me tepër se dy të tretat ( 2 / 3 ) e vendëve dhe popujve të ndryshëm gjithandej globit, ndodhëshinn nën pushtimin (robërinë) dhe sundimin (tiraninë) e gjithëmbarshme imperiale ose kolonialiste. Për të arrirë kështu gjer në fillimin e Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918)  dhe epilogun e saj përfundimtar dhe tepër tragjik për fatët e përgjithshme të njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit. Gjatë Luftës së Parë Botërore e kishin gjetur vdekjën me tepër se 2O milion njerëz. Pa i harruar këtu edhe invalidët e luftës, të traumatizuarit, retarduarit si dhe viktimat e njohura në kuadrin e të të ashquajtures “pandemisë” ose ” epidemisë spanjolle” e cila do e dyfishonte numrin e përgjithshem të viktimave të luftës së parë botërore. Ndërkohë që edhe ” Traktati i Versajës” me 1919, i ideuar dhe projektuar asokohe mbi idetë dhe konceptët e ndryshme borxheze dhe dominante-eksluziviste ( “urbi et orbi” ose “ultima ratio”) të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste, kishte ndodhur dhe ishte zhvilluar në një periudhe të fluidshme ( hektike) dhe tepër turbulente ose dramatike të përplasjëve, turbulencave dhe udhëkryqëve të ndryshme konceptuale dhe ideologjike të konceptëve dhe sistemëve të njohura rivale dhe antagoniste me njëri tjetren çfarë ishin pikërisht koncepti ose sistemi borxhez ose industrial dhe kapitalist i Perëndimit dhe i ashtuquajturi ” koncepti” ose “sistemi revolucionar” ose komunopansllavist ( bolshevik) i Lindjes. Në këtë ” kontekst të suspektshëm” dhe tepër dubioz: Gjermanisë, Austrisë dhe aleatëve të tyre ushtarak ( luftarak) dhe politik, nga ana e shtetëve ose fuqive të ndryshme të “Antantës së Madhe”,  në ” Traktatin e Versajës” ( 1919), do iu diktohen dhe imponohen kushte, sanksione dhe reparacione të shumëta dhe tepër të rënda në çështje dhe aspekte të ndryshme politike, ushtarake, materiale, teknike, historike, teritoriale ose gjeografike etj. Duke iu konfiskuar asokohe Gjermanisë me tepër se 63 mijë kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik si dhe duke i lënë me tepër se 7 milion gjerman jashta trungut ( trupit) të njohur të shtetit të tyre ëmë dhe kështu me radhë. Austrisë- Tirolin e Jugut etj.
Thonë se vendimet ose diktatët e mesipërme të “Traktatit te Versajës”, dikur me vonë do bëhen edhe shkaktarët apo faktorët (fajtoret) kryesor ose ambivalent të ardhjes në pushtet të Reichut të Tretë në Gjermani dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore do mbahët mend si lufta ose konflikti me i madh, me i përgjakshëm dhe me shkatërrimtar në historinë e përgjithshme të luftërave ose konfliktëve të ndryshme ushtararake ose luftarake në planetën ose globin tonë që nga antika e larget dhe deri me sot. Nepër frontët ose fushëbetejat e ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, atëbotë e kishin gjetur vdekjën me tepër se 55 milion njerëz. Ndërkohë që me tepër se 3O milon të tjerë do ngelin si invalid të përhershëm të luftës dhe kështu me radhë. Mos të flasim këtu mbi dëmet ose pasojat e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike, industriale dhe të tjera gjatë kohës së luftës!!!
Ndërkaq, nepër etapat ose periudhat e njohura mes dy luftërave të mëdha botërore, do bëhen të shquara ,konkrete, reale dhe tepër aktuale ose pragmatike edhe formulat, konceptët, teoritë dhe doktrinat e njohura  si” New Deal” dhe “New Freedom” të presidentëve te atëhershëm amerikan, Vilson dhe Hover.  Për t´u zevëndësuar ose trasheguar dikur me vonë me konceptët, doktrinat, idealet dhe vizionet e njohura globale ose universale si ” Roll Back” , gjegjësisht,  ” paqëja dhe siguria e detyruar me anë të forcës ” dhe të ngjashme nga ana e presidentëve tjerë amerikan si Rousvelt, Truman, Eisenauer, Kenedy, Xhonson, Nikson, Regani, Bush dhe Klinton ..nepër etapa ose periudha të ndryshme të pasluftës së dytë botërore, ish ” luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose blllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, luftës sè Kosovës etj..
Në këtë sfond, dy luftërat e mëdha botërore së bashku me zhvillimët e përgjithshme në botën e pasluftërave të mesipërme botërore ose planetare, do e “zbulojnë” dhe konfirmojnë (njëherë e përgjithmonë) edhe rolin dhe pozitën e njohur epokale dhe historike të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës ( SHBA-s) si supërfuqia me madhe politike, ushtarake, industriale dhe ekonomike e globit tone në çdo kohë dhe hapësirë.
Sidomos në kuptimin e mbrojtjes dhe garantimit të paqës dhe sigurisë globale në përgjithësi si dhe të mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave dhe lirive të njohura shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike dhe të tjera të njerëzve, popujve (kombeve) dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit në veçantii. Duke shënuar kështu edhe fillimin e epokës së re të dritës, refomave të përgjithshme ose restaurimeve, edukatës, kulturës, zhvillimit, transformimit, përparimit dhe emancipimit të gjithëmbarshëm (global dhe universal) të marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme botërore ose ndërkombëtare.
Se këndejmi, falë pikërisht rolit dhe kontributit të lartëpërmendur (kolosal dhe tiantik) të SHBA-së: Shtetët dhe shoqëritë e ndryshme evropiane dhe me largë, nga i ashtuquajturi ” stadi” ose niveli lokal i zhvillimit, koperimeve dhe bashkepunimëve të ndryshme lokale, rajonale, ekskluziviste ose përjashtuese dhe proteksioniste, ishin ngritur dhe kishin përparuar në një “shoqeri të përbashkët” globale ose universale në kuptimin e përgjithshëm ushtarak, politik, tregtar, monetar, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ,teknologjik etj.
Se këndejmi, pas ngritjes dhe themëlimit të të ashtuquajturit “Paktit të Bruskseli” ose të “Beneluksit” me 1948, respektivisht, menjëherë pas aprovimit (miratimit) historik të “Doktrinës ” ose ” Rezolutës ” së famshme të Arthur Wanderbergut, SHBA-së në stilin dhe cilësinë e njohur (epokale dhe historike) të superfuqisë me të madhe dhe kryesore të Perëndimit dhe tërë globit tonë tokësor; në bashkëpunim me vendët tjera mike dhe aleate, me 4 prill të vitit 1949,  do e ngrisin dhe themëlojne Paktin e Natos, të njohur botërisht si Aleanca Veriatlantike e Natos me seli në Bruksel. Duke i vënë në këtë kuader edhe bazat ose themelët e përgjithshme dhe të përhershme të “shtëpise së përbashkët evroatlantike” të popujve dhe shtetëve të pavarura, të lira, sovrane, qytetare dhe demokratike. Dhë, të gjitha këto së bashku si ideale, projekte, ide dhe vizione të njohura epokale dhe historike të shtetit dhe popullit ( kombit) të madh amerikan -përballë “projektëve” ,”doktrinave” ,  teorive” dhe “formulave” të ndryshme hegjemoniste, militare dhe ekspanzioniste të ish BRSS-së  dhe “Paktit të Varshavës” – menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Respektivisht, me qëllim të “rrethimit global” ( lëxo :kontinental dhe interkontinental) të Rusisë ( ish BRSS-së), Kinës dhe ideologjisë se egër “revolucionare” ose komunopansllaviste në tërë globin. Duke i nënkuptuar këtu edhe paktet ose aleancat tjera politike, ushtarake, ekonomike, strategjike ose gjeopolitike anekènd globit si “Rio Pakt”, “Anzus Pakt”, “Seato Pakt”, “Cento Pakt” , “Bagdad Pakt”, “Teheran Pakt” etj.
Për me tepër ndërkaq, në kuader të “Planit Marëshall”, SHBA-së me qëllim të rindërtimit ose rimekëmjes së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, politike, finansiare, industriale  dhe ekonomike të Gjermanisë, Francës, Italisë, Austrisë, Spanjës, Portugalisë si dhe vendëve të tjera mike dhe aleate, asokohe do i investonin me tepër se 31OO miliardë dollar amerikan. Ndonëse, pa i cekur këtu edhe angazhimet dhe kontributët tjera kolosale dhe titanike të Shtetëve të Bashkuara në domenin e njohur të garantimit të paqës, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme ushtarake dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe gjithandej.
Ndërkaq, paralelisht dhe në harmoni të plotë me procesin e lartëpërmendur të rindërtimit ose rimëkëmbjës së përgjithshme industriale dhe ekonomike të Evropës Perëndimore dhe me gjërë: Kishte rrjedhur dhe ishte zhvilluar edhe procesi i njohur i uljes së tensionit ose përmirësimit të marëdhëniëve dhe raportëve të gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare në kuader të vizionit dhe “rendit të ri ”  botërorë ose ndërkombëtar. Kjo sidomos në etapën ose periudhën e njohur të ” detantit” ose “status quosë” së njohur nukleare ose atomike ne mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësishtë, në mes SHBA-së dhe ish BRSS-s, kur rivalitetët dhe antagonizmat e njohura bipolare ose bllokste në të dyja anët e konfronturara rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën, me kalimin e kohës ua kishin lëshuar si të thuash vendin ose primatin e plotë arritjeve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe ekonomike në Republikën Federale të Gjermanisë si dhe në vendët tjera anëtare të BE-së (shtete mike dhe aleate të SHBA-së ). Në këtë menyrë edhe e ashtuquajtura “lufta për Gjermaninë” dhe pozicionin e përgjithshëm ose përfundimtar të popullit ose kombit të madh gjerman, ishin bërë si të thuash elementi ose kapitulli (instrumenti) krucial dhe ambivalent i konfrontimëve ose rivalitetëve të mesipërme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit. Përkatësisht, në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës” për shumë vite ose dekada me radhë. Kjo në radhë të parë për shkak të resursëve ,kapaciteteve dhe potencialëve të njohura njerëzore dhe materiale, respektivisht, shkencore, industriale dhe ekonomike të popullit ose kombit të madh gjerman.
Në këtë frymë, krahas të të ashtuquajturit “popullit sovjetik” në ish Bashkimin Sovjetik, ” popullit çekosllovak” në ish Çekosllovaki dhe “popullit jugosllav” në ish Jugosllavi etj.( Duke i nënkuptuar këtu “popujtl” e ndryshëm artificial ose johistorik!) Do trumfoi populli ose kombi i madh gjerman. Respektivisht, populli etnikë dhe historik i Gjermanisë etj.
Ndryshe nga kjo, idealet dhe  vizioni i ri në marëdhëniët e përgjithshme botërore ose ndërkombëtare së bashku me ngritjen dhe themelimim e Bashkimit Evropian ( BE-s) si dhe mekanizmave ose “instrumentëve të përbashkëta” finansiare, monetare, industriale, ekonomike, politike, ushtarake dhe shumë të tjera në këtë sfond: Pos uljes së gjakrave, përkatësisht, rivalitetëve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave, averzionëve ose tensionëve të ndryshme ndërshtetërore, ndèrnacionale, qeveritare, politike, ushtarake, ekonomike, strategjike, konceptuale, ideologjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera në mes popujve dhe shtetëve ( fuqive) të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian: Në një masë tepër të madhe do kenë ndikime dhe influenca të shumëta (eksterne dhe eksplikative) në ngritjen, avansimin, transformimin, eksplorimin, përformimin, emancipimin  dhe ristrukturimin e përgjithshëm (esencial ose substancial) të marëdhënieve ose raporteve të lartëpërmendura kontinentale ose evropiane nga i ashtuqujturi “niveli ekskluzivë” ose ” lokal” i tyre në stadin ose nivelin e sipëpërmendur global dhe universal të marëdhëniëve dhe raportëve të reja të bashkëpunimit dhe koperimit të gjithëmbarshëm mes popujve dhe shtetëve të pavarura, sovrane, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike në kuadër të “ambrellës ” ose “çatisë së përbashkët ” të BE-së. Të gjitha këto falë rolit dhe kontributit kolosal dhe titanik të SHBA-së.

Ndryshe nga kjo, nga 5OO kompanitë më të fuqishme finansiare, ekonomike, industriale dhe teknologjike të globit, afro gjysma ose rreth 2OO prej tyre e kanë origjinën, licencën dhe selinë e tyre në Shtetët e Bashkuara të Amerikës (SHBA-s).
Ndërkaq, kontributi i përgjithshëm ushtarak i SHBA-s në kuader të forcave të Natos, respektivisht në kuader të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale në globin ose planetin tonë, gjithashtu është me i madhi ose 48 % . Pas SHBA-s vijnë Britania e Madhe dhe Franca me 5 %, Gjermania, Japonia dhe vende të tjera.
Shpenzimet ushtarake ose luftarake të SHBA-s në vitin 2OO4, ishin 38O miliard dollar amerikan, ndërsa në vitin 2OO5 dhe 2OO6 e tejkaluan shifrën e 5OO ose 7OO miliardëve, e sidomos me rastin e luftës së Irakut dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, firmat, koncernët ose kompanitë e fuqishme amerikane si Exxon Mobile (me vlerë prej 33O miliard dollarëve amerikan), Wal-Mart ( me vlerë 315 miliard dollar si dhe me 5OOO firma ose bisnese dhe afro 2 milion punètor nè SHBA-s dhe gjithandej globit), General Motors ( me vlerë afro 2OO miliard dollar), Chevron ( 19O miliard dollar), Ford Motors ( 18O miliard dollar), Conoco Philips (17O miliard dollar), Mc.Donallds me afro 5OO. OOO punëtorë dhe mijëra restorante në SHBA-s dhe anëkënd globit, General Electric, Citygroup, Boing, NASA, Bank of America, Microsoft dhe kompani të tjera amerikane, i bëjnë SHBA-s fuqinë (superfuqinë) me të madhe dhe kryesore ekonomike të globit tonë tokësor. Aty janë edhe Wal Street ose Bursa e famshme e New Yorkut, Hoolivudi, W. Disney etj.
Ndonëse, SHBA-s deri në fund të shekullit XX (2O) dhe në fillimët e para të shekullit të ri XXI (21)- ishin fuqia e parë industriale dhe teknologjike në prodhimin e avionëve (ajroplanëve) civil dhe ushtarak, në industrinë ose teknologjinë e përgjithshme ushtarake ose luftarake, në industrinë ose teknologjinë precize, në industrinë ose teknologjinë digjitale, elektronike ose mikroelektronike, në industrinë ose teknologjinë e kemikalieve organike dhe mikrobiologjike, e dyta pas Gjermanisë në industrine ose teknologjinë automobilistike dhe farmaceutike, në industrinë biokimike, në industrinë ose teknologjinë nukleare ose molekulare, në industrinë e postës ose telekomunikacionit, në industrinë ose teknologjinë e eksplatimit dhe përpunimit të naftës, benzinës, gasit natyror ose vajgurit etj.
Ndërkohë që roli dhe ndikimi i SHBA-s në organizatat ose institucionet e njohura finansiare, tregtare ose ekonomike të globit, është shumë i madh e i fuqishëm. Sidomos në Fondin Monentar Ndërkombtar (MMF) ku SHBA-a me 17.1 % në raport me të tjerët, e kanë të drejtën me të madhe të votës dhe të vetos. Në Bankën botërore me 16. 4 %, gjithashtu. Në këtë histori të kontributit të gjithëmbarëshëm të SHBA-s, gjithashtu nuk duhet mohuar faktin e njohur mbi kontributin buxhetor, finansiar ose ekonomik të SHBA-s në OKB-s dhe organizata tjera relevante ndërkombtare.
Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme objektive dhe subjektive, respektivisht, materiale, teknike, logjistike , ushtarake, finaksiare, eko omike dhe të tjera të SHBA-s në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarèshme tè globit, kanè shtrirje dhe njè dimension ose karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral.

Natoja, UE-s, Gjermania ose Faktori i njohur gjerman:

Zhvillimët dhe procesë e përgjithshme kontinentale dhe interkontinentale, pos tjerash na mësojnë se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.
Në këtë frymë, fusha kryesore e gjermanëve dhe Gjermanisë është koha, ndërsa feja, besimj, ideali dhe vizioni i tyre kryesor si janë arritjet, zhvillimët ose përparimët e vazhdueshme sociale, ekonomike, industriale ose teknologjike.
Duke menduar në menyrë ekskluzive ose ekpsplicite në narrativin, kursin, vizionin dhe filozofinë e njohur politike të Kancelares Gjermane, Dr. Angela Merkel. Sidomos në kursin dhe vizionin e ri në politikën e përbashkë të BE-s, OKB-s, Natos dhe kështu me radhë.
Në kohën e udhëheqjes ose qeverisjës së Dr. Merkel, Gjermania ka njohur si të thuash lulëzim ose renesansë të vërtëtë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Në fushën e njohur industriale, tregtare dhe ekonomike-sidomos. Me afro 45 milion punëtorë të rregullt si dhe me një buxhet dhe suficitë të madh finansiar, tregtar ose ekonimkë që kap shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurove ose dollarëve amerikan, Gjermania e sotme është padyshim njera prej fuqive (superfuqive) kryesore të globit. Mos të flasim këtu mbi rolin dhe angazhimet e njohura kolosale dhe titanike të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel në strehimin dhe menaxhimin e krizës së madhe të refugjatëve të shumtë nga Siria dhe nga e gjithë bota në këtë vend të madh. Menaxhimin e shkèlqyer ose ekselent tè pandemisè globe “Covid 19” etj.
Ndërkohë që angazhimët dhe kontributët e fuqishme të Gjermanisë dhe Kancelares së saj, Dr. Angela Merkel për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, mund të vlerësohen epokale dhe historike. Ashtu siç janë pritjet dhe shpresimët e shumëta të Kosovës dhe shqiprarëve nga Gjermania.
U mor vesh se Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane etj. Në përbërjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë, ata marrin pjesë me përqindjen më të madhe ushtarake. Ata udhëheqnin me shtyllat kryesore ose me nyjet institucionale të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre në rindërtimin, institucionalizimin dhe forcimin e infrastrukturës së gjithembarshme tè Kosovës, asokohe e sot, ishte dhe është më e madhja.
Nga ana tjetër, Gjermania është shteti që para, gjatë dhe pas luftës, u bëri më së shumti vend shqiptarëve të Kosovës. Llogaritet që edhe sot në Gjermani gjenden rreth 300 mijë shqiptarë nga Kosova me leje të ndryshme qëndrimi. Rëndësia e këtij fakti është e pakontestueshme kur dihet gjendja ekonomike e kosovarëve dhe shkalla e lartë e papunësisë në vendet tona. Asnjëherë gjatë historisë shqiptarët, veçmas ata të Kosovës, nuk kanë qenë të varur më shumë në shtetin dhe kombin e madh gjerman.
Së këndejmi, edhe interesimi i shqiptarëve për një Gjermani (dhe SHBA-s) të fortë dhe stabile në planin politik, ushtarak dhe ekonomik, asnjëherë nuk ka qenë më i madh.

Në Republikën Federale të Gjermanisë jetojnë dikund afro 78 ose 😯 milion gjerman, numri i përgjithshëm i gjermanëve gjithandej kontinentit dhe globit tonë e tejkalojnë dikund shifrën e afro 3OO milion gjermanëve. Duke i llogaritur këtu me tepër se 😯 milion qytetar amerikan me origjinë gjermane, me miliona gjerman në Çile, Argjentinë, Brazil, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Spanjè, Çeki, Poloni, Prusinë Lindore (Rusi), Rumani, Hungari etj. Pa i harruar këtu Republikën (e vjetër) të Austrisë së bashku me gjermanët e Konfederatës Helvetike (Zvicrës), ata në Elzas dhe Lorenë (Lotringi) të Francës, Flandri të Belgjikës, në Schleswigun e Veriut në Danimarkë, në Kleipede dhe Eupede dhe gjetkë.

Në vazhdim duhet potencuar faktin e njohur sipas të të cilit, duke filluar nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; e kanë kombinuar, balancuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.
“Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, ajo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Në këtë kontekst, Europa u detyrua tè kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve dhe finansave.”, shkruante asokohe media botèrore.
Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve gjerman ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.
Ndërkohë që  kriza nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë, si dhe për një mirëqenie për të gjithë, në një botë të globalizuar? Si mund të përqaset ose ravijezohet dhe adaptohet tregu i përbashkët i financëve dhe kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?
Në këtë kontekst, gjermanët kishin fakte, argumente, kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre (e Dr. Merkel) po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër patën shpëtuar shumë vende pune. Megjithatë, ekzistonte frika latente ose permanente sipas të së cilës,  problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë .Në Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë profesional dhe kompetent, gjithëmonë i kanë përcjellur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani.
Ndryshe nga kjo, psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për tè ditur dhe kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjentil dhe vigjilent, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë menaxhuar dhe tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm, si dhe në atë të jashtëm.
Edhe Britania e Madhe, iku prej UE-s nga frika e numrave, suksesionit, kualitetit dhe konkurencès.
Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) është larguar përfundimisht nga kriza?
Shtoja këtu edhe krizën ose pandeminë globale të “Corona Virusit” së bashku me ‘luftërat tregtare’, ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-s, UE-s dhe Kinës etj.
Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, fiskale,  finansiare, industriale, tregtare dhe ekonomike brendapërbrenda “tregut të përbashkët europian” dhe atij botëror: Ka kohë që kanë bërë fjalë për ndarje ose “forma të reja” suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të tregu botëror të mallërave dhe kapitalit në të ardhmen.

Pesha dhe rëndësia strategjike e Gjermanisë:

Pesha dhe rëndësia strategjike dhe gjeopolitike e Gjermanisë për SHBA-s dhe vet Paktin e Natos, gjithëmonë ka qenë kruciale dhe jetike.
Shtabi i Përgjithëshëm ose Qëndra Komanduese e Ushtrisë Amdrikane për Europën (US Europian Command -EUCOM) -janë të vëndosur në Gjermani prej nga ku bëhet shpërndarja, dislokimi dhe kordinimi i trupave amerikane në 51 vend të botës. Edhe në Kosovë. Bëhet pra fjalë për miqtë dhe aleatët kryesor të SHBA-s në Europë dhe në të gjithë botën.
Se këndejmi, detyra ose misioni kryesorë i EUCOM-it Amerikan ështe mbrojtja e interesave strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-s dhe aleatëve të tyre me anë të intervenimëve ose ndërhyrjeve preventive. Por, nuk përjashtohën as metodat e frikës, panikut ose asgjesimit total të forcave kundërshtare ose armiqsore nëse e thotë nevoja si në luftën e Kosovës etj. Nën komandën e EUCOM-it ndodhën të gjitha forcat dhe gjinitë ushtarake të SHBA-s të stacionuara ose dislokuara në Europë: Flota Ajrore e Ushtrisë Amerikane (US Air Forces- Europe) , Flota Detare e Ushtrisë Amerikane (US Marine Corps Forces- Europe) dhe të tjera.

Ndërkohë që bashkëpunimi, koperimi, solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, sikur janë vënë para sprovave dhe sfidave të reja kolaterale dhe multilaterale. Ndonëse, bashkënimi, koperimi, solidariteti dhe urat e njohura lidhëse ose komunikiuese të botës së zhvilluar perëndimore, industriale dhe kapitaliste, gjithëmonë ose vazhdimisht ishin udhërrefyese ose ylli ndriçues i ngadhënjimit dhe ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit të përbashkët, ku qeniet njerëzore ose politike, do mund të zotërojnë më shumë lumturi fatin e tyre jetësor, si dhe dhe t’i mbarësojnë edhe fatet e të tjerëve.
Vetëm brenda UE-s ekzistojnë koncepte ose modele të ndryshme që jo rrallë e kolidojnë ose eklipsojnë njëra tjetrën si “Modeli i Rajnës” (Gjermani, Francë, Belgjikë dhe Luksemburg), “Modeli Skabdinav” (Suedi, Finlandë, Danimarkë, Austri dhe Holandë), “Modeli Anglo-Sakson” (Irlandë, Portugali dge Britani e Madhe-deri para Brexitit), “Modeli Jugor ose Mesdhetar”( Itali, Spanjë, Greqi dhe Qipro), “Modeli Baltik”(Letoni, Lituani, Estoni, Poloni) etj.

Për fund një digresion: Pas firmosjëve të njohura të “Paqes së Vestfalisë” me 1648, “Paqes së Pirinejeve” me 1659 , “Marrëveshjes së Utrehtit” me 1713 dhe vendosjes sè të të ashtuquajturit “Sistemit të Balansës” (“Balance of Powers” ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konflikteve.