Nga Xheladin Gjonaj,

Mesues veteran, Tropojë

Per parane kan shkrue plot letra,
Ne kohen tone e ne kohe te vjetra.
E kurrkush si dha karar
A asht qari a zarar.
Dikush pat para e toka
E mas tyne i shkoj koka
E derrmoj lakmia e drroga.
Edhe fmia ju kan msue
Ne shpi t’vet kurr mos me shkue.
Miku yne nga njera ane
I thot lekut :”s’ke babe as nane.”
Nuk ke ftyr e nuk ke nder
Nuk ke bes deri nder.”
Ne anen tjeter kur e kthen
I thotë lekut :”mire se vjen .
Je plot bese edhe burreri
Lum si ti nxhep t’kujt ke hi.
Shkon per tvarfer edhe per fmi
Shkon per pleq e per te ri.”
Shkurt me fol o miqt e mi
Vjen e shkon e bon trregti
Her me ner her me drredhi.
Kush e shan lekun e token
Bon gabim pasha zoten.
Leku asht o lum zotnia
Si ai qe e ka te shpia.
Mjer ai qe nuk ka men
Merr e jep lekun pa vend.
Kush nuk diti me e harxhue,
Faqe te zeze shpis ju ka cue
Kush e merr me drredhi
I ka shkue kryet mas ti.
Tash virusi po e ndihmon
Edhe jeten  ja shkurton.
 -Për Limit.al në Tiranë, Dhjetor 2020-