Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, institucioni i cili do duhej ti dilte “zot” kësaj krijese natyrore, është bërë autore apo bashkautore e krimit mjedisor në Deçan.
Kjo ministri me vendimet e saja, po bën që ky pellg ujor të mbetët si një përroskë apo të humb plotësisht natyralitetin që kishte. Ndoshta, me të drejtë edhe mund të mendojmë se kjo ministri, me dashje apo imponime…, është bërë pjesë e “krimit” mjedisor, duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Deçanit. Apo, zyrtarët e saj, ishin të pamundshëm për mbajtjen nën kontroll të punimeve, ngase këtu ishte ndikimi i politikës, i manastirit apo grupeve kriminale.
 Ne, nuk jemi kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore për qëllime ekonomike, e aq më pak për zhvillimin e Deçanit që ka mbetur njëra ndër komunat më të pa zhvilluara, për arsye të ndikimit negativ të manastirit. Pos kësaj, çdo investim që bëhet për zhvillim të qëndrueshëm, duhet pasur parasysh edhe komponentin social dhe atë mjedisor, krahas atij ekonomik.
Edhe një fakt ligjor kur kemi të bëjmë me ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Deçanit. Me investimet e bëra, është shkelë Ligji për Zonat e veçanta të mbrojtura, Nr. 03/L-039, i vitit 2008, përkatësisht Neni 5 i këtij Ligji, ku ndalohen ndërtimet ei hidrocentraleve. Pos këtij Ligji, është shkelë edhe Ligji për natyrën dhe Ligji mbi Parkun Nacional.

Ndaj, investimet për ndërtim të hidrocentraleve, janë investime për favore të manastirit dhe grupeve të caktuara. Ky krim i bërë në Deçan dhe shkeljet ligjore të shumta, medoemos duhet hetuar nga Prokuroria e shtetit. Zyrtarët përgjegjës, do duhet të përballën me gjyqësisë. Uji të qarkullon nëpër shtratin natyral. Shpresojmë në drejtësi!