Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe të Euro-Azisë, Philip Reeker në një letër dërguar Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev thekson zhgënjimin për shkak të dështimit në arritjen e marrëveshjes nga vendet anëtare të BE-së për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut.

Reeker letter to PM Zaev
Reeker letter to PM Zaev

Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet interesi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë ta çojmë përpara atë me partnerët tanë evropianë në mbështetje të organizimit të konferencës ndër-qeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidsencës gjermane, shkruan zyrtari amerikan.

Philip Reeker thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për synimet dhe përpjekjet e Shkupit drejt përparimit dhe integrimin evropian. Siç dihet, Bullgaria fqinje ka bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me historinë dhe gjuhën e popullit maqedonas. Zoti Reeker inkurajon Maqedoninë e Veriut dhe vendet e BE-së që të kërkojnë zgjidhje për çështjet dypalëshe jashta integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.