Rekord viktimash ditore në mbarë globin
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen beson se vaksinimi kundër COVID në vendet e BE-se do të nisë brenda muajit Dhjetor.
Ajo tha se për të siguruar vaksinën unioni ka nënshkruar vaksina me 6 firma të ndryshme ndërkombëtare farmaceutike
Gjasat janë të mëdha që vaksinimi në vendet e Bashkimit Europian të nisë brenda Dhjetorit të këtij viti. Shpresëplotë është presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, e cila përpara eurodeputëteve u shpreh se unioni ka nënshkruar kontrata për furnizimin me vaksina nga 6 firma farmaceutike ndërkombëtare.
“Qytetarët e parë evropianë mund të vaksinohen para fundit të Dhjetorit”.
Vendet anëtare duhet të përgatiten për logjistikën e shpërndarjes së qindra mijëra dozave të vaksinës, pasi ky është shpëtimi ynë. Me shpresën tek nisja e shpejtë e vaksinimit dhe rënia e ndjeshme e infektimeve ditore, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi nisjen e lehtësimit të masave të karantinës kombëtare. Qytetarët francezë do të mund të dalin lirisht që nga kjo javë nëpër qytete. Në varësi të shifrave të ulëta, më 15 Dhjetor do të lejohet lëvizja në gjithë Francës e po ashtu më 20 Janar 2021 do të rihapen baret e restorantet.
24-orëshi i fundit shënoi rekord vdekjesh ditore globale me mbi 11 700, duke thyer rekordin e 18 Nëntorit. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Italia shënuan rekorde ditore vdekjesh për valën e dytë, ku situata në spitale është dramatike për shkak të dyndjes së pacientëve në spitale, njëlloj si në valën e parë.