Varësia ndaj smartfonëve nuk shkaktohet nga njoftimet që merrni sipas një studimi të Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe Shkencave Politike.

Studimi zbuloi se 89% e ndërveprimeve me smartfonëve vinin pa asnjë shkak dhe vetëm 11% i përgjigjeshin lajmërimeve.

Bisedat në grup janë konsiderues si burim stresi për pjesëmarrësit sipas studimit. Shfletimi në kohështrirjet e Facebook dhe Instagram sipas studimit ishin momentet më të gjata të përdorimit të smartfonit.

Eksperiment analizoi përdorimin e smartfonit për 37 persona me një moshë mesatare prej 25 vjeç në vendet si Britania, Gjermania dhe Franca.

Pjesëmarrësit ishin pajisur me kamera në mënyrë që të filmohej aktiviteti ditor i tyre nga perspektiva e një përdoruesi.

Arsyet e përdorimit të smartfonëve:

WhatsApp – 22%

Njoftimet – 17%

Instagram – 16%

Facebook – 13%

Email – 6%

Thirrjet – 1%

Emailet ishin njoftimi më i rëndësishëm sipas pjesëmarrësve të studimit. Përdorimi më i gjatë i smartfonit ishte gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi ose transport publik.