I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian përbisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpresonnë një bashkërendim më të mirë mesBrukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen në fuqi tëadministratës së re amerikane.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dheadministratës, ne presim që të kthehemi nëpozicionin shumë të mirë të bashkëpunimitmë të afërt të mundshëm me partnerët tanëtë SH.B.A.-së në të mirë të vendeve dhepopujve të rajonit”, tha Miroslav Lajçak në njëdiskutim virtual organizuar nga Shkolla e Studimeve Avancuara Ndërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins.

Ai tha se ky bashkëpunim është shumë irëndësishëm për arritjen e normalizimit mesKosovës dhe Serbisë dhe se deri tani kishtepyetje në rajon lidhur me ato që dukeshin siqëndrime të ndryshme nga BE-ja dhe Shtetete Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte nxitur dy palët për një zgjidhje që tërealizohej përmes bashkëpunimit dhezhvillimit ekonomik. Takimi me PresidentinTrump në Shtëpinë e Bardhë në shtator ishtei nivelit më të lartë që të dyja palët kanë pasurndonjëherë në Uashington, por analistët vunënë dukje se ai dukej i pakoordinuar me Bashkimin Evropian.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shprehurnjë qëndrim më tradicional diplomatik nëlidhje me dy vendet.

Zoti Lajçak tha se një marrëveshje mesKosovës dhe Serbisë do të kontribuonte padyshim në stabilizimin e rajonit “sepse së parika serbë dhe shqiptarë që jetojnë në çdo vendtë rajonit dhe së dyti, natyrisht cilindo model të zbatojmë në këtë dialog dypalësh, ai mundtë jetë me interes për fqinjët”.

Zoti Lajçak tha se çdo marrëveshje që mundtë arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuarnë parimet dhe vlerat evropiane sepse përveçnormalizimit të marrëdhënieve, qëllimi po aq i rëndësishëm është t’i afrojë Kosovën dheSerbinë më pranë Bashkimit Evropian”.

Zoti Lajçak tha se optimizmi i tij për njëmarrëveshje të mundshme mbështetet tekangazhimi i të dyja palëve dhe tek përfitimetqë do të sillte ajo.

“Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativëpërveç dialogut, kështu që kjo do të thotë qëata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtëarsye e dinë se kjo mund të arrihet vetëmpërmes dialogut”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet e pranoi se të dyja palët e interpretojnëndryshe normalizimin me Kosovën që e ka bërë të qartë që do njohjen e plotë dhe Serbia që pyet se çfarë do të marrë në këmbim.

“Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështje të shtetësisë, identitetit dhe askushnuk dëshiron të dalë si humbës, por interesiynë nuk është të kemi një fitues dhe njëhumbës. Interesi ynë është që të gjithë tëfitojnë në këtë proces”.

Megjithatë ai qartëson se nuk është dakordme filozofinë që për çfarëdo që palët bien dakord, “ne duhet ta pranojmë sepse ne (BE)jemi gjithashtu mbrojtësi i vleraveEvropiane”.

“Ne duhet të sigurohemi që rezultatipërfundimtar do t’i afrojë ata me BashkiminEvropian dhe jo t’i çojë më larg anëtarësimitnë Bashkimin Evropian dhe se produktipërfundimtar, marrëveshja përfundimtare do të jetë e pranueshme për vendet anëtare tëBE-së dhe gjithashtu për vendet e rajonit”.

Një alternativë që nuk do t’i plotësonte këtoparametra sipas tij ishte ideja e shkëmbimittë territoreve.

“Ne jemi këtu për të qenë pjesë e njëzgjidhjeje evropiane, një zgjidhje përshekullin 21 dhe jo zgjidhja që bazohet nëshekullin e 19-të”.

Por ai shtoi se në të njëjtën kohë ndërmjetësitnuk mund ta dëshirojnë marrëveshjen mëshumë sesa e dëshirojnë palët dhe se palëtduhet ta duan normalizimin që ai të arrihetdhe ai mendon se në këtë moment të dyjapalët e duan një gjë të tillë.