ORË PRERËT FATAL

 

(Dhunimeve të vitit 99

Nga forcat serbe)

Ti kurrë s’do të më pallosh

O kacabu I tredhur,

S’më ndjell epsh fare

Ti sahrosh I baltosur.

 

Kot  sytë të xixëllojnë

Far’ e fëlliqur qe ndyerë  hapësirë

Vampir I çapëlyer

Më mirë vraje veten

Dhe atje  ku kutërboje Zetën.

 

S’do të lindë  kurrë me ty

Terr më  bie në sy.

 

AKTI I DYTË

 

Jashta grilave

Ju kundron hija ime

Të bëmat tuaja,

Kot më puthni në faqe,

Hiç  mos më  kafshoni gjirin

Krim lafshlëshuar.

 

Këtej në pranga

Dy veta më mbani,

Krimb I harbuar

Po me vijnë të vjellat

Jashtë kam hijën time

Këtu e vetëmuar.

 

Nginju epsh

Farë e shuar.

 

AKTI TRE

 

Një  togut

Ua  arrnova pantolfat,

Dhe çizmet ua lustrova

Kur m’I ndrydhnin kofshët.

E  m’I këputnin pullat

Se  gajsuri

Gjelat qafë rjepur me zhugë.

 

Dhe flokët m’I dridhnin

Më tytën e nxehtë  të pushkës,

Të murrmët coftina në lojë.

Kur kërcitke  pushka e popullit

I pëshurrshin  pantolfat

S’kishin  gjak veç ujë.

 

Në tabet e tyre

Erë rakije,

Si muti të thana

Shprica të grumbulluar

Kotën e thithëshit marihuanën.