Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se task forca kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka rekomanduar masa më të rrepta mes një rritjeje të konsiderueshme të rasteve të virusit.

“Është rekomanduar të zbatohen masa konkrete për të parandaluar përhapjen e sëmundjes”, tha Koca në një deklaratë pas një takimi të Bordit Këshillimor Shkencor të Koronavirusit.

Ai nuk tregoi se çfarë lloj rekomandimesh janë bërë, por në fillim të këtij muaji Turqia shtrëngoi kufizimet me disa vende publike që tani mbyllen në orën 10:00. Mbajtja e maskave është e detyrueshme në të gjitha vendet publike, si brenda ashtu edhe jashtë.

“Në muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të konsiderueshme në numrin e rasteve dhe vdekjeve, një trend i pasqyruar globalisht”, tha Koca.

Ai po ashtu theksoi rastet në rritje të koronavirusit në Stamboll.

Së fundmi, Turqia raportoi 3.316 raste të reja me COVID-19, 94 vdekje dhe 2.712 të shëruar.