Pesëmbëdhjetë kombe të Azisë dhe Paqësorit, duke përfshirë Kinën, synojnë të arrijnë marrëveshjen më të madhe në botë të tregtisë së lirë këtë fundjavë.

Veç Kinës, në marrëveshje janë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Australia e Zelanda e re që sëbashku përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe PBB-së së botës. Marrëveshja synon reduktimin e tarifave, fuqizimin e zingjirit të furnizimit dhe vendosjen e rregullave të reja të tregtisë elektronike. Marrëveshja prek 15 vende, 2.2 miliardë njerëz dhe një PBB të kombinuar prej 26.2 trilionë dollarësh. Impakti i kësaj marrëveshje mund të tejkalojë rajonin.

Në analizën e ‘Bloomberg’ shkruhet se marrëveshja dëshmon dobësimin e aftësisë së Amerikës për të kundërbalancuar peshën ekonomike të Kinës. Në artikull evidentohet se gjithnjë e më shumë shtetet që marrin pjesë në këtë marrëveshje do të bëhen të varura ekonomikisht nga Kina./ SCAN