Blerjet nga aplikacioni WhatsApp do të jenë më të lehta se asnjëherë më parë. Kompania lançoi një buton të ri i cili i dërgon përdoruesit tek lista e produkteve dhe shërbimeve të një biznesi. Butoni, që WhatsApp thotë se do të jetë i disponueshëm globalisht, ngjan me ikonën e një dyqani.

Nëse një biznes ka krijuar katalogun e produkteve në WhatsApp, duke klikuar këtë buton përdoruesit dërgohen tek kjo listë.

Butoni do të qëndroni aty ku gjendet zakonisht butoni i thirrjeve zanore ndërsa ky i fundit do të shkrihet me butonin e video thirrjeve. Megjithatë nuk ka një formë për kryerjen e pagesave.

Aktualisht përdoruesit mund të komunikojnë vetëm me biznesin por jo të blejnë e as të shtojnë produkte në shpotë. WhatsApp ka publikuar një video sesi të përdorni butonin shopping në WhatsApp Business. Rrjeti social Facebook ka investuar së shumti në drejtim të shitblerjes përmes platformave të saj ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.

Nëntorin e kaluar lançoi sistemin e vet të pagesave, Facebook Pay.