-10 këndshikime nga nje ditë e paharruar në Kodër të Bregit të Geg-hysenit në 70 vjetorin e hapjes së shkollës sonë të dashur që sot mban emrin: „Sherif Nuh Gjonaj“, ekskluzivisht për lexuesit dhe koleget e mi të revistës ZemraShqiptare në Londër-

Nga Zeqir Lushaj

Avokati Ram Muja dhe une, te dy sot flokebardhe, tek ngjiteshim me makinen e mire te Rames geshtenjave te Bregit per te Bungu bashke me tre miq nga Bytyçi ardhur per feste, ndoshta ishim me te emocionuarit e atij mitingu festiv perkujtimor te 70 vjetorin te hapjese per here te pare te shkolles se Geg-hysenit. Pse do thoni ju te nderuar lexues? Sepse ajo shkolle e Geg-hysenit qe perfshine fshatrat Selimaj-Lekurtaj) at’here nuk e kishte ne juridiksjon fshatin tone Gri dhe ne të dy (pra Rama dhe une) jemi dy vullnetaret e pare qe vazhduam mesimet jashte detyrimit shkollor te kohes dhe mbaruam 7 vjeçaren aty.

Sidomos mua, qe kisha dekada pa shkelur aty, megjithese perpiqesha te mos e jap veten, zemra po rrihte brinjet me tallaz.

Dolem sa ora ne Breg dhe… ja oborri i shkolles qe jo veç per mua por them se per çdokend eshte intim e i dashur sa oborri ishtepise ku ke lindur, rritur e marre kambet per ne rruget e jetes. Sot nuk dua tua percjell krejt ato qe ndjeva e pashe se dua ti shmangem pak notave nostalgjike qe duket mosha i thekson edhe me shume, por edhe per faktin qe ky fotoreportazh do ishte shume I gjate e ndoshta do ju merrja kohe me shume se sa meritoj per nje shkrim.

E qe ta mbaj fjalen per sa ju thash ketu me lart, sot po ju poercjell vetem 10 kendshikime nga kjo dite e paharruar ne Koder te Bregit te Geg-hysenit ne 70 vjetorin e hapjes se shkolles sone te dashur qe sot mban emrin: „Sherif Nuh Gjonaj”. Edhe per nje fakt tjeter, se jo rralle fotoja peshon me shume se qindra mijera fjalë.

Ju ndjej me vete lexuesit e koleget e mi te nderuar ne kete foto-reportazh modest por shpirteror.

Bien tupanat

Ne dasmat më të medha te tradites se vjeter në Malsi te Gjakoves thirreshin dy tupana dhe permendej gjate se „Filani, ka ba dasem me dy tupana“.

Keto dite, Vjeshte pare e 2015-ës, në 70-vjetorin e shkolles sone te dashur ishin tre tupana, bile tre tupana me tre shqipe ne gjokes te tupanxhive.

Ne Koder te Bregit te Geg-hysenit

U lumturova kur ne at‘ Koder pashe aq shume njerez, geghysenas por edhe nga gjithe rrethi i Tropojes. Vertete feste e bukur.Te gjithe e ndjejme nevojen te shkelim me shpesh ne token qe na lindi e na rriti. Ajo tokë e ai vend na dha gjithçka, e ne…, JO gjithçka asaj!

Mesuesi im i fillores Xheladin Gjonaj mbahej i fortë

Nder veteranet e arsimit ne keto ane eshte edhe i nderuari mesuesi im i shkolles fillore në Gri, Xheladin Gjonaj. Me kish telefonuar nja dy here sivjet (edhe nga spitali), dhe me kish thene se nuk eshte mire me shendetin. Dhe u gezova shume kur e gjeta aty ne oborrin e shkolles bashk me te birin Gezimin te cilin , si per ti kthyer „borxhin“ Xheladinit, une e kam patur tre vjet nxenes te shkelqyer ne shkollen e Selimajve.

-Ne kete foto Xheladini (majtas) dhe Gezimi, i biri, ish-nxenesi im Gezim Gjonaj-

Rinia është Jetë

Me impresionojne nxenesit e sotem te Geg-hysenit me kenget e vallet e tyre te bukura e sidomos me kostumet tona kombetare. Dikur kaq kostume nuk i ka patur krejt shetepia e kultures e rrethit. Bukur shumë!

Mesuesitë… „në rrjesht“

Me perjashtim te Sadri Oruçit kolegut tim te viteve 70 ne shkollen e mesme te Tropojes se Vjeter, asnje nga ata mesues qe ishin te rrjeshtuar aq hijshem ne pritje te pjesmarresve nuk i njihja. Ju thash me njefare hezitimi gati si i zene ne faj se „Me siguri ju jeni mesuesit e sotem te Geg-hysenit por une asnjerin nuk ju njoh…!“. Ata ma lehtesuan kete moment emocional duke me thene disa njeheresh: „E pra, ne te gjithe te njohim Ty…!“

Dhe ju bera kete foto-kujtim se nje dite edhe ata do jene veterane e ndoshta nuk do i njohin ata te tjeret qe do vijne ne festa e pervjetorë. Kjo eshte jeta lexuesit e miqtë e mi te nderuar.

Njeres nga mesueset i kerkova listen emrore te kolektivit pedagogjik te sotem dhe ajo me dha me shkrim keta ema per te cilet ju kerkoj ndjese se nuk jane simbas renditjes në foto:

Bedri Tara, Shpetim Qerimaj, Besmir Buçpapaj, Borbardha Demushi, Shpresa Prengzi, Aida Mustafaj, Besmira Elezi, Sabrie Musaj dhe Shefkije Demushi.

Sabrie Musaj, zevendesja ime ne Selimaj…, mbas 45 vjetesh!

Ishte me e gjata, ne fund te rrjeshtit te mesuesve. Mbasi ju dhash doren te gjitheve e pyeta: -Po ti e kujt je?

Ajo qeshi, (mu afrua ma ngat se kishte zhurme nga shume njerez ne koridor) dhe me tha shume perzemersisht; -Jam nusja e nxenesit tend Azgan Musaj. Tani une jam ne Selimaj e vetmja mesuese, me kater klase kolektive… (Nuk po e them numrin e nxenesve qe edhe te mos emocionoj as lexuesit).

I thash se edhe si zevendese e imja edhe si nuse e nxenesit tim te dalluar Azgan , e meriton nje foto veç te tjereve. (Para 48 vjetesh, 18-vjeçarë kam filluar karieren e punes ne fshatin Selimaj te Geg-hysenit).

Nga Halil Abazi… e sot

Kur shoh kaq makina (per mua sa kurr ndonjehere tjeter) ne Breg te Geg-hysenit me kujtohen ato vite e makina e pare e kooperatives bujqesore me shofer djalin e mire te kesaj ane Halil Abaz Nikoçin, kumaren time qe me ka qethë djalin tim te vetem Lulzimin.

Me bahet zemra mal. Gjithe markat e makinave te sotme i zotrojne edhe shoket, koleget miqte e mi te Geg-hysenit. Ne pamundesi per ti permendur te gjithe, po kujtoj ate te parin, pra kumaren Halil qe sot jeton ne Tirane.

Shperndarja e hapja me boten, edhe na ka lenduar pak, por te jemi te ndershen, ma shume na ka ndihmuar, na ka emancipuar e zhvilluar. Me Bensat e me BMV-te qe pashe ne Geg-hysen, mburren njerezit edhe ne USA ku une jetova e punova plot 17 vjet. E pra, nuk eshte pak vellezer.

Ata nuk e dijne qe u futen ne muze…!

Nje dite para nisjes per Tropoje i thash gruas sime Sabries se do te dal ne Lezhe dhe do zmadhoj nje foto te shokeve te mi mesues ne Geg-hysen ne vitin 1968, pra para 48 vjetesh per tia dhuruar muzeut. I thash gruas se jam i bindur se ata nuk e dijne kete feste as i ka lajmeruar njeri. E pra eshte Behieja ajo vajze e brishte nga Fieri, Fiqireti nga Shkodra, miqte e mi te Pedagogjikes dhe koleget Hakiu e Keli. Te dy shkodranë.. dhe drejtori i asaj kohe Gjon Jaha.

Dhe Sabrieja ime qe as nuk don me dite fort per keto punet tona te shkrimeve me tha me sinqeritet; –I kujtoj, se te gjithe asokohe kane qene ne shtepine tone ne Gri. Oooo Zeqir, sa mire tek je ka ban!

Ja kallxova edhe mikut, moshatarit e kolegut te letrave Zog Hysenaj dhe ai u mjasftua me nje dy fjalë:

-Brravo Zeqo!

    ABCja…!            Ish drejtori im Mehmet Margjeka

…ne Koder mbaheshin fjalime… krejt te merituara. Rreth e rrotull njerezit takoheshin e shmalleshin me emocion. Mu afruan dy djem (Djem po them une se ata ishin burra).

-me dhane doren me dashuri dhe po rrinin pak si të mpire.

-Nuk po ju njoh, -E theva une akullin.

-Une jam djali i Zenun Rames (Margjekaj), mesuesit tend te klases se pare fillore..

Une djali i Mehmet Margjekes qe te ka marre per dore e te ka pru nga Grija ne Geg-hysen…!

…!

Emocione te shumefishta. Djemte e atyre qe me kan ndezur qirinjt e pare te drites ne rrugen e arsimit i kam perballë. E keta at’here nuk kishin lindur por sot me thojne shume perzemersisht; -per sa ke shkruar per prinderit tane te jemi miirenjohes.

-Jeni teper i besueshem zotri Zeqir, me thote djali i Zenunit. Te lexojme dhe na duket se jemi edhe ne bashke me ty.

E per te shkruar per vellezerit Margjeka mua nuk me del kurrgja nje diciture fotoje …, e ndoshta as nje roman.

E futa veten ne muze….!

Do te me falni por une se di pse por nuk I dua muzete per se gjalli. Por ç”ti bej Hysni Osmanit? Me patjeter do sjellesh nje foto dhe nje biografi! Dhe une si per te shpotitur moshatarin e dashamirin tim Hysni i them; -More Hysni, po akoma vazhdoni ju me biografi?

-Leri leri llafet me thote Ai…, dhe fitoi Hysniu .

Ua dergova foton ne muze e po ua paraqes edhe ju me nostalgjine se at’here kam qene djal i ri.

Krejt miqesisht po shprehem; –Hyra ne muze. Jam veteran. U plaka!!

…!

Nuk po ju mbaj me gjate.

Ne festa e pervjetor te tjere u takofshim (nese na jep Ai Burri leje).

-Nga Shqiperia jone e dashur, Vjeshte 2015-