Duke filluar nga e enjtja Irlanda bëhet vendi i parë europian që rikthehet në izolim.

Qeveria njoftoi të hënën kufizimet më të rrepta në Europë, duke mbyllur të gjitha dyqanet e shitjeve me pakicë jo- thelbësore.

Restorantet dhe baret u kufizuan më tej, duke mos lejuar shërbimin në tyrezë, por vetëm porositë me vete ose në shtëpi.

Njerëzve iu është kërkuar të mos udhëtojnë më shumë se pesë kilometra nga shtëpitë e tyre.

Irlanda vendosi një nga bllokimet më të gjata të Europës gjatë valës së parë të pandemisë dhe i është rikthyer kuzimeve javëve të fundit pasi numri i të infektuarve është rritur përsëri.

Ndryshe nga bllokimi i parë, këtë herë shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura dhe shërbimet thelbësore të tilla si ndërtimi lejohen të vazhdojnë, tha kryeministri irlandez Micheal Martin, ndërsa zhvendosi vendin në nivelin më të lartë të kufizimeve, Nivelin 5, për gjashtë javë.

“Shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura sepse ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që të ardhmja e fëmijëve dhe e të rinjve tanë të jetë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje”, shtoi ai.

Të gjitha masat e reja kufizuese hyjnë në fuqi nga mesnata e të mërkurës.

Deri më tani mbi 50 mijë raste janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në Irlandë, ndërsa 1,852 persona kanë humbur jetën si pasojë e tij./Reuters