Njëri nga djemtë e mrekullueshëm të Nikaj Merturit ka ndërruar jetën në këtë ditë tetori, Ded Zef Malaj. Dhe një gur irëndë, dhe një lis tjetër i kësaj krahine është shuar këtë ditëtetori. Një dhimbje e thellë më ka pushtuar këtë ditë, pasi DedZef malaj ishte njëri nga përfaqësuesit e mrekullueshëm dhe me vlera të kësaj krahine tipike- tradicionale të NikajMërturit. Një personalitet shpirtërorë, i lidhur fort me tradita, zakonet, njerëzit, jetën dhe krenarinë e NikajMerturit, ai mbeti një nikajmerturas i vërtetë. I lehtë dheu të qoftë DedZef Malaj!

Në përcjelljen për kujtimin e djalit nikajmerturas po ju sjell në vëmendje pjesa e jetëshkrimit për Ded Zef Malaj, në librin që është në proces botimi timin mbi historinë dhe bashkëkohësinë e Nikajmarturit, titulluar “NikajMertiringa historia deri sot….”

Lindi në Shëngjergj të fisit të Mërturit, më 3 prill 1962. Ai pasi mbaroi shkollën fillore e 8-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, u dërgua nga familja në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë, shkolla “Asim Vokshi”, të cilën e mbaroi me rezultate të mira. Sapo mbaroi shkollën e mesme filloi punë në arsim, duke u emëruar si mësues 8- vjeҫarjeje në Shëngjergj, Qeresh dhe Mulaj dhe përsëri në Shëngjergj gjatë viteve 1981-1997. Gjatë kësaj periudhe mbaroi edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dega gjuhë-letërsi.

Në fillim të vitit 1997, emërohet sekretar i Komunës Lekbibaj, deri në vitin 2003 dhe në zgjedhjet e vitit 2003, populli i NikajMërturit i dha atij votën për kryetar komune, për 4 vjet 2003-2007.

Pasi i mbaroi mandati Deda nisi punën si i vetëpunësuar, deri në vitin 2015, pjesërisht me banim në Lekbibaj e më pas i vendosur familjarisht në Tiranë

Në vitin 2015, ai rifutet në arsim dhe emërohet drejtor i shkollës “Isa Boletini”, “Arbëria” dhe së fundmi tek shkolla “Lidhja e Prizrenit”.

Ded Zef Malaj, trashëgoi dhe ruan një karakter të fortë e këmbëngulës për punën dhe çuarjen deri në fund të detyrave të ngarkuara. Dallohet si njeri aktiv dhe krijues në punë, ndaj gjatë periudhës si sekretar në komunë, e veçanërisht si Kryetar i saj, ndërmori shumë nisma, duke i realizuar ato me sukses. Ndër më kryesoret përmendim:

Rikonstruksionin e shkollës së mesme në Lekbibaj
Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeҫare Tetaj
Riparimin e rrugës BtoshëTetaj-Shëngjergj-Fushë-Fierzë.
Ndërtimin e urës së madhe mbi lumin Mërtur, që lidh TetajLekbibaj.
Ndërtimi në Logun e Shkozës të dy antenave celulare, të AMC dhe Vodafon

Por meritë të veҫantë, siҫ thotë ai në një intervistë, “siҫ doli natyrshëm”, ishte angazhimi i tij, duke shfrytëzuar gjithë aftësitë njerëzore lokale e sidomos ato forca intelektuale jashtë juridiksionit të komunës, të larguarit, tashmë në shumicë, thënë ndryshe, duke fokusuar të gjitha burimet, brenda e jashtë hapësirës që të gjithë së bashku t’i japim një impuls të ri zhvillimit qytetar e integrimit, veçanërisht bashkimit për vazhdimësinë, njohje dhe njohjen më të mirë të vetvetes, nëpërmjet historisë, të cilat do të përmblidheshin në një të vetme në ngritjen e  Shoqatës Atdhetare, shoqërive kulturore të NikajMërturit.

Fill pas krijimit të kësaj shoqate, në numrin e parë të gazetës së saj, Ded Malaj shkruan: “tungjatjeta NikajMërtur. Pavarësisht diversitetit të mendimeve, zona jonë, mençuria e saj, intelektualët e së kaluarës dhe të së sotmes në çështje madhore, në gjëra me interes të përbashkët, kanë dalë si një zë i vetëm, udhëhequr nga dëshira vullnetmirë për të bërë diçka të dobishme për krahinën, grupi nismëtar qe i njëzëshëm të krijohet shoqata ‘NikajMërtur’”… Dedë Malaj, gazeta NikajMërtur nr 1, qershor 2006, fq 1.

Tiranë, tetor 2020                                                                                                     Pjetër Meta