Shkrimtarja e famshme britanike, JK Rolwing, njëkohësisht edhe autorja e sagës së librave Harry Potter, u shpreh se çdo fitim që do të vijë nga shitja e librit të saj të ri për fëmijë ‘The Ickabog’, do të shkojë në ndihmë të komuniteteve të prekura më së shumti nga pandemia e Covid-19.

55-vjeçarja ndau për ndjekësit e saj në Twitter dhe një kopje të librit me mbishkrimin: “Të ardhurat e këtij libri do të shkojnë në spitalet dhe qëndrat shëndetësore që mbikëqyrin dhe ndihmojnë të prekurit nga Covid-19”.

Gjatë karantinimit, autorja ka thënë se po kërkon mënyra të ndryshme të publikimit të historive dhe librave të saj online, në mënyrë që çdokush të ketë akses. Sipas saj, lexuesit janë treguar mjaft entuziast.

Libri i fundit “The Ickabog” flet për të vërtetat e abuzimit me pushtetin por nuk ka lidhje me çfarë po ndodh në botë së fundmi pasi është shkruar përpara 10 vitesh.