Hëna varet mbi majën e Strellcit te mali

Rrezja çan bjeshkën më dysh

Po thëllanza këndon nën atë strehë stani

Ne Belle pret diçka me javë vite dhe ditë

 

Kjo dashuri qënka kaq dallgëmadhe

S’e lë të qetë as natë e as ditë

Hëna e yjet shëndrrisin gurët në male

N`shteg të gardhit ndrijnë dy të rinjtë

 

Si fletarë rrahin tiktaket e zemrave

Në prehërin e hënës dëgjoj një ofshamë të lehtë

Mes klekave zhduket një hije e madhe

Thëllëzës  minuti i duket sa njëqëind vjet

 

I përkund hëna ne prehërin e bekuar

Teksa sheh dy të rinj te shtegu i stanit

Ecin me shpinë ngarkuar  si Sizifi i shenjtëruar

Me dashurinë e sinqertë të vajzës dhe djalit.