Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i është drejtuar Kuvendit me një fjalë përshëndetëse, ku ka folur për rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Varhelyi u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe Komisioni për Zgjerimin po punon për këtë gjë. Ai shtoi se integrimi nuk do jetë vetëm politik por dhe ekonimik, që i gjithë rajoni të ketë një ekonomi më të fortë.

Ne po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision dhe ne kemi qenë të angazhuar për të arritur rezultate dhe puna jonë ka në fokus që rajoni të jetë pjesë e BE-së. Komisioni tashmë ka propozuar kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresojmë që shumë shpejt të zhvillojmë konferencën e parë ndërqeveritare. Fokusi ynë është rigjenerimi socio-ekonomik i rajonit, ne duam që të mbyllin hendekun ekonomik në këtë rajon, që ju të keni mundësi sa më shpejtë që të nisni negociatat zyrtarisht dhe të integroheni në BE”, u shpreh komisioneri.

Më tej Varhelyi tha se unioni e shikon Ballkanin Perëndimor si qendër investimesh, ndaj dhe janë dhënë shumë fonde.

“Ne e shikojmë këtë rajon si një qendër investimesh. Ballkani Perëndimor mund të tëheqë shumë investime të kompanive tona, që të ketë ekonomi më të fortë. Me këtë frymë ne kërkojmë që të afrojmë rajonin në union”, shtoi komisioneri.