Cristiano Ronaldo kalon një tjetër objektiv në karrierën e tij, duke shkuar në kuotën e 101 golave me përfaqësuesen. Portugalia fitoi 2-0 sfidën e Ligës së Kombeve në fushën e Suedisë falë kapitenit të saj. Ronaldo mungoi në përballjen me Kroacinë, por ishte protagonist në atë me suedezët.

Cristiano Ronaldo është pranë rekordit absolut të një shënuesi me fanellën e përfaqësueses. Ai i mbajtur nga Ali Daei me Iranin numëron 109 gola.

Në të njëjtin grup sukses arriti edhe Franca. Skuadra e Deschamps mundi Kroacinë me rezultatin 4-2, ashtu si në finalen e Botërorit 2018. Kroatët edhe pse realizuan të parët nuk arritën të ruanin avantazhin. Ndeshja e ardhshme e Francës do të jetë ndaj Portugalisë në Paris.

Goleadë e Belgjikës që mundi 5-1 Islandën në Rekjavik. Pa gola u mbyll sfida Danimarkë-Angli. Suksesi i parë me Azerbajxhanin për ish-trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi. Fitorja 1-0 u arrit në fushën e Qipros.