Janë krijuar nga një artist belg, si pjesë e një instalacioni. Por, tashmë, janë të disponueshme për cilindo që dëshiron të kënaqet gjatë qëndrimit në natyrë. Tendat në natyrë – që disave u ngjajnë si veshulë gjigantë rrushi e të tjerëve, si pika të mëdha – ndodhen në Borgloon, në provincën e Limburgut

Këto tenda në formë pike që ‘bien’ nga pemët në një kamping, në një pyll pranë Brukselit, janë padyshim tërheqëse. Në kohërat e distancimit social, është vendi ideal për një arratisje në natyrë, larg të gjithëve.

Të ndërtuara fillimisht si një instalacion artistik nga holandezi Dré Wapenaar, ishin pjesë e festivalit “Pit Landscape”, që i çon veprat e artit në hapësirat natyrore. Sot, megjithatë, mund të rezervohen (deri në fund të shtatorit) për një qëndrim të paharrueshëm.

Ju mund të ngjiteni nëpërmjet një shkalle në tendat e Borgloon, të cilat janë të pajisura me dritare, një dyshek, një tavolinë dhe disa rafte për të vënë gjërat. Ndër të tjera, mysafirëve (me kërkesë) u shërbehet ushqim çdo mëngjes. Një natë në këto tenda kushton rreth 70 euro dhe në çmim përfshihet përdorimi i hapësirave të përbashkëta e tualeteve. Në secilën prej këtyre kapsulave mund të qëndrojnë deri në dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Një shëtitje me biçikletë mbi ujë

Në rezervën natyrore De Wijers, gjithnjë në Limburg, ekziston një pistë për biçikleta vërtet spektakolare “Fietsen door het Water”. Rruga është përafërsisht 212 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë dhe të krijon përshtypjen sikur “pedaloni mbi ujë”.

Verë në kamping

Sipas tendencave të kësaj vere të veçante, duket se ‘glamping’ dhe kampingu janë pushimet më të kërkuara. Çfarë do që të bëhet fjalë – kamper, rulotë, tenda – ju do të jetoni në ajër të pastër, në mes të natyrës, duke ruajtur distancën e sigurisë, në mesin e komfortit.