Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë.

Pandemia me koronavirus ka lënë të vdekur më shumë se 670,000 persona në gjithë botën, derisa rastet e para të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë raportuar të Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht përhapjes në gjithë botën, Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.

“Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja”, ka deklaruar ai të premten.

“Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tani po përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve”, ka shtuar mes tjerash ai.