Duke filluar nga sot edhe Anglia bën të detyrueshëm përdorimin e maskave për këdo që hyn në dyqane dhe supermarkete.

Rregullorja parashikon që maska e detyrueshme është gjithashtu edhe për bankat, zyrat postare e qendrat tregtare, po ashtu edhe konsumatorët që shkojnë të blejnë ushqim apo kafe duhet të mbajnë një maskë.

Sidoqoftë, në vendet të tilla të shërbimit, restorantet, palestrat e sallonet e bukurisë, ku ekzistojnë masa të tjera parandaluese, do të përjashtohen.

Ata që nuk përdorin një maskë mund të përballen me gjobë deri në 100 paund.

Fëmijët nën 11 vjeç dhe njerëzit me aftësi të kufizuara ose kushte të caktuara shëndetësore, si vështirësia në frymëmarrje, janë të përjashtuar nga kërkesa për përdorimin e maskës.

Zbatimi i rregullave do t’i lihet policisë.

Sipas udhëzimit të qeverisë, policia ka qenë e qartë përgjatë gjithë pandemisë se “do të angazhohet, shpjegojë, inkurajojë dhe përfundimisht do të zbatojë çdo masë”.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të zbatojnë rregullat e reja dhe të përdorin maskat, duke thënë se “veprime të vogla” si kjo mund të ndihmojnë në shpetimin e shumë jetëve.

Më herët e kanë rikthyer përdorimin e maskës të detyrueshme edhe vende të tjera europiane, si Skocia, Gjermania, Italia, Franca e Greqia./CNN