Eksperti portugez i futbollit, Jorge Jesus sërish është trajner i Benfikës pas një pauze prej 5 vitesh.

Në njoftimin nga klubi portugez thuhet se është arritur marrëveshje me trajnerin 65 vjeçar, i cili aktualisht është trajner i klubit brazilian Flamengo.

Jesus më herët ishte në krye të Benfikës në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015, ndërsa në atë periudhë Benfika fitoi 3 herë titullin e kampionit.

Ai më herët ka qenë trajner i klubeve Sporting Lisbon, Braga, Victoria Guimares ndërsa në vitin 2019 mori drejtimin e Flamengos.