Përbërësit që ju nevojiten:

500g jufka

600g mish të grirë

1 qepë mesatare të grirë imët

Gjysmë gote uji me bukë të thekur të thërrmuar

1 gotë uji me salcë kosi

2 gota uji me qumësht

3 lugë gjelle me gjalpë

2 lugë gjelle me miell

1 gotë me lëng mishi

Kripë

Piper i zi

3-4 thelpinj hudhër

1 vezë

1 tufë me majdanoz

1 lugë gjelle me vaj ulliri

 

Përgatitja e qofteve të shtëpisë:

Hapi i parë është të ngrohni furrën në 180-200 gradë, në varësi të sobës suaj.

Në një tas të madh hidhni mishin e grirë dhe me lugë druri përpiquni ta ndani në pjesë sa më të vogla. Shtoni më pas bukën e thekur të thërrmuar, vezën, hudhrën e grirë, kripë, piper, 2 lugë gjelle me qumësht, qepën dhe punojeni sa të lidhen përbërësit.

Me një lugë gjelle jepini përzierjes me mish, formën e qofteve të vogla të rrumbullakëta. Merrni një tavë dhe vendosini qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre. Futini për t’i pjekur për 15 minuta ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Përgatitja e jufkave:

Pasi të jenë pjekur lërini mënjanë, ndërkohë përgatisni jufkat dhe salcën me qumësht. Në një tigan të madh shkrini gjalpin në zjarr mesatar. Shtoni miellin dhe hudhrën e grirë dhe kaurdisini për 1-2 minuta.

Shtoni lëngun e mishit të pulës, salcën e kosit dhe qumështin në tigan dhe përzjejeni derisa salca të trashet.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe djathë të bardhë për një shije më të mirë.

Sapo të fillojë të mpikset uleni flakën e zjarrit dhe lëreni të ziejë edh për 2 minuta të tjera. Ndërkohë keni vënë në zjarr një tenxhere me ujë për jufkat.

Kur uji të valojë, hidhni brenda jufkat dhe lërini sa të zbuten, por jo plotësisht. Kullojini dhe hidhini në një tave të lyer mirë me vaj ulliri. Mbulojini me salcën që përgatitët dhe në fund vendosni edhe qoftet.

Futini në furrë për 10-15 minuta ose derisa jufkat të kenë thithur lëngun e salcës dhe tava ka marrë një ngjyrë të bkur të artë. Lëreni të ftohen pak, dhe shërbejini të ngrohta duk i shoqëruar me sallata të freskëta.