Bashkimi Europian ka realizuar sot një dërgesë të re me 65 mijë maska kirurgjikale FFP2 për disa nga vendet e Ballkanit, por në listën e shteteve përfituese nuk bën pjesë Shqipëria dhe Kosova. Shtetet që po ndihmohen me maska nga Brukseli janë Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Edhe pse konstatojmë zhvillim pozitiv të shkallës më të ulët të infektimit në disa zona, më tepër duhet të bëhet që të parandalohet përhapja e re dhe e mëtejshme e koronavirusit, ndërsa maskat mbrojtëse janë thelbësore në këtë luftë”, tha Lenarçiç, Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave. Ndërkaq shtetet e Ballkanit nuk kanë një strategji të qëndrueshme për testimin ndaj Covid-19, ndërkohë që një person duhet të ketë dy teste negative për t’u konsideruar i rikuperuar.