Në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të unionit planifikohen të hapen dhe kush do të ndalohet. Ekzistojnë dy lista, një për ato që do të pranohen, dhe një për ata që nuk do të pranohen.
Lista ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara, vendi më i goditur në botë nga Covid me më shumë se 2,4 milionë raste përfshihet në listën e dytë.
Të enjten, zyrtarët europianë nuk arritën të marrin një vendim në lidhje me vendet që do të ndalohen të hyjnë në vendet anëtare të BE. Një diplomat tha për Euronews se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.
Burimet nga BE hodhën dyshime edhe për datjen e rihapjes së kufijve më 1 korrik, pasi marrëveshja nuk do të vijë në kohë.
Lista e plotë e vendeve, shtetasve të të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë, sipas draft listës, publikuar nga Euronews është si më poshtë:
Shqipëria
Vatikani
Monako
Mali i Zi
Andorra
Serbia
Bosnja dhe Hercegovina
Ukraina
Turqia
Kosova
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Turkmenistani
Vietnami
Kina
Tajlanda
Mjanmar
Mongolia
Japonia
Koreja e Jugut
Gjeorgjia
Butani
Libani
Indonezia
Uzbekistani
India
Taxhikistani
Kazakistani
Palau
Zelanda e Re
Australia
Dominika
Bahamas
Shën Luçia
Uruguai
Kuba
Gujana
Paraguai
Venezuela
Nikaragua
Kosta Rika
Kanada
Angola
Tunizia
Namibia
Uganda
Mozambiku
Mauritius
Zambia
Etiopia
Moroku
Algjeria
Egjipti
Ruanda
Burime diplomatike gjithashtu aluduan se ka mosmarrëveshje midis shteteve për kriteret që duhet të përdoren për këtë vendim. Ata po kërkojnë që ECDC, agjensia e BE për parandalimin e sëmundjeve, të dalë me më shumë detaje, duke shtuar se listat do të rishikohen çdo dy javë.