Hapet konkursi për vitin 2020, me krijimtari kushtuar “Aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë”, që këtë vit ka shënuar 30-vjetorin e tij

Ky konkurs do të shërbejë edhe si një apel për qeveritarët, të cilët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore dhe materiale, të këtij patrioti dhe kolosi të letrave të shkruara shqipe.

Ky konkurs organizohet me rastin e mbajtjes së “Festës së Plisit të Bardhë-2020”, si një nismë, për t’u shpallur festë mbarëkombëtare shqiptare, por njëkohësisht, si bashkudhëtarë edhe të mbajtjes së edicionit të 17-të, të festës së Bytyçit.

Konkursi në fjalë organizohet në të mirën e rinovimit të kujtimit dhe të ruajtjes së papërlyer të vlerave të “Atletit të pajtimit Anton Çeta dhe dishepujve të këtij pajtimi, si: Mark Krasniqi dhe Zikerja Cana, e bashkëpunëtorëve të tyre te shumtë”, të cilët akoma nuk po marrin vendin e merituar, e të patjetërsueshme në historinë e Kosovës.

Ftojmë të marrin pjesë në këtë konkurs, krijues nga të gjitha trojet etnike shqiptare të Gadishullit Ilirik, sikurse janë: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Çamëria, Maqedonia, Sanxhaku, Lugina e Presheves, Serbia e diaspora shqiptare në botë.

Krijimtaria poetike duhet t’i kushtohet “Aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë”, Atletit të pajtimit Anton Çetta dhe dishepujve të, si: Mark Krasniqi e Zikerja Cana e bashkëpuntorëve të tyre të shumtë”, por që nuk duhet të jetë botuar më parë. Krijuesit janë të ftuar të marrin pjesë me krijimtari në vargje, si: poezi e poema, himne.

Për konkurruesit në poezi do të ketë çmime: të I-ra, II-të, III-të si dhe çmime vlerësuese. Për konkurruesit në poemë do ketë çmime të I-rë, II-të, III-të, si dhe çmime vlerësuese. Për konkurruesit në himne për aksionin e pajtimit do të ketë çmime të I-rë, II-të, III-të, si dhe çmime vlerësuese. Krijimtaritë e secilit pjesëmarrës në këtë konkurs, do të pranohen deri më datën 10 gusht 2020.

Kjo shpallje bëhet në ketë momënt për arsye se deri tani akoma nuk ishin të qarta rrjedhat e pandemisë, e për pasojë mundësia e mbajtjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të përvitshme, që organizon kjo shoqatë.

Ky afat vendoset me qëllim pa paragjykuar asnjërin nga krijimet e dërguara për konkurrim, në fillim ato të përpunohen për jurinë, duke ua vënë në dispozicion pa emrat e krijuesve e më pas të përmblidhen dhe të botohen në një antologji poetikë me tre kapituj, himne, poema, poezia.

Me punën organizative duhet t’i shërbejmë pikësynimit, që vëllimi poetik, mundësisht të jetë i gatshme që në fillimin e vitit kalendarik 2021.

Faza e parë e seleksionimit do bëhet, deri më datën 20 gusht 2020, kurse krijimtaritë fituese do të shpallen më datën 30 gusht 2020, ditën e mbajtjes së “Festa e Plisit të Bardhë si një nisëm për tu shpallur festë mbarëkombëtarë shqiptarë”, e cila prej 17 vitesh, mbahet në Malin e Dajtit mbi Tiranë, sipas një agjente të përcaktuar qartë.

Juria ashtu sikurse edhe radhet e tjera do të ketë pjesëmarrje përfaqësimi mbarëkombëtar, më qëllim për të kontribuar sa më shumë, që të jetë e mundur, për të rritur bashkëpunimin, nderveprimin dhe ndërvarësinë e zhvillimeve  harmonik, mbarëkombëtar shqiptar në rajon, e më gjerë, të cilat përndryshe kur pengohej kur ishte perdja e hekurt në mes nesh, tani po i shërbehet me një neglizhencë nga politikat e politikanve shqiptarë.

Ftojmë krijuesit të dërgojnë punimet e tyre në adresat elektronike të:

1)-Agron Isa Gjedia:  gjedia_agron@yahoo.com

2)-Rovena Vata: rovena_vata@hotmail.com

Për ndonjë paqartësi apo për sqarime të mëtejshme, mund të na shkruani në adresat e mësipërme ose të merrni në numrat e telefonit: 0682558175 dhe 0685022188.VO: Bëjmë me dijeni se ky konkurim, do jetë edhe si një promovim i pjesëmarrësve në këtë konkurim, duke publikuar në faqet tona CV e tyre.

 

Grupi organizator