U krye Bacë. Koha qe kaluam ne ngujim na ka lëne shenja jo te vogla ne psikologjinë tonë. Flama mbarë botërore për ne si shtet e si komb të paktën për ketë fazë qe kaluam shkoi më lehtë se ne shumicën e vendeve te botës. Kjo nuk është për tu krenuar por gjithsesi është për tu falënderuar. Dhe ketë duhet ta bëjmë gjithsecili ne mënyrën e vet por duke mbajtur kujdesin ne shkallen me te lartë. Pse?. Sepse nuk është çudi të na vizitojë përsëri. Prandaj këshillat e autoriteteve shtetërore e mjekësore duhet ti mbajmë kur i thonë vath ne vesh. Tirana është kthye plotësisht ne zhurmën dhe rrëmujën e sa te zakonshme pa te cilën ne e kemi vështirë te jetojmë. Falë zotit njerëzit kane filluar të gjallojnë dhe tu përvishen punëve për jetesën. Zoti na ndihmoftë.
Po u kthehem kujtimeve te nxjerre nga shënimet personale duke i përmbyllur si meditimi i fundit ne ketë ngujim te detyruar nga koronavirusi…

Nga viti 2010, vit ne te cilin ndërpreva përfundimisht marrëdhëniet me Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv, deri në fundin e vitit 2011 punova si këshilltar politik i Gjeneral Lejtnant Agim Ceku. Në fillim kur ishte Kryetar i PSD të Kosovës dhe pastaj kur mori detyrën e Ministrit te Forcës të Sigurisë. Për ketë periudhë i kam zbardhur shënimet ne një shkrim te mëparshëm.

Në fund të vitit 2011 u ktheve në Tiranë. Për hir të se vërtetës edhe me rekomandim të autoriteteve të Kosovës u rekrutova në punë në Qendrën e Personelit të Forcave të Armatosura. Ish Shefi i Shtabit te Ushtrisë Gjeneral Xhemat Gjunkshi me ofertoi disa pozicione pune. Në fakt unë kërkova me këmbëngulje të filloja ne një strukturë te re që kishte të bënte me monitorimin e krijimit të shanseve të barabarta ne karrierë (gradimet), arsimim, trajnime dhe gjinive (barazisë gjinore).
E zgjodha për dy arsye:
Arsyeja e parë kishte bënte me mua personalisht. Kisha qene vet viktimë e padrejtësisë në arsimim e për pasojë edhe karrierë. Shkurt dy here rresht isha hequr ne tavolinën e ministrit mbrojtjes (socialist) nga e drejta për te vazhduar Kursin e Larte të Akademisë Ushtarake, pasi kisha kaluar e fituar te gjitha testet dhe procedurat. Sikundër isha hequr edhe katër here rresht nga e drejta për te kryer kurse anglishteje po nga Ministria Mbrojtjes. Në te gjitha rastet pa asnjë arsyetim qofte edhe dyshim. Thjesht paguaje një çmim që nuk e meritoja por që për fat keq ishte prezent. Qëndrim ky i lidhur me mentalitetete banale krahinore dhe ideologjike. Te shkuara dhe te harruara.

E dyta, e kisha ndjekur me interes një zyrë te tillë ne FSK te cilën e kryesonte një grua nga minoriteti boshnjak. Edhe pse ishte drejtoreshe departamenti ne praktike gëzonte te drejtat e Zv / Ministrit.
Kjo zyrë me ligj, mision dhe detyra të mirë përcaktuara ishte kthyer ne nj lloj gardiani ne mbrojte të te drejtave personale te personelit te FSK-së.

Këmbëngula dhe si përfundim Gjenerali u shpreh ne dakord. Përfundimisht në fillim vitin 2012 u vendosa në krye te sektorit të shanseve të barabarta dhe barazisë gjinore. Sektor i cili ishte i atashuar në organiken e Qendrës së Personelit dhe Rekrutimit te FA. Them i atashuar pasi te gjithë punën dhe informacionet i kryente për Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrin e Mbrojtjes. Nga Qendra e personelit varej vetëm për çështje administrative dhe disiplinore. E gjithë veprimtaria e kësaj zyre ishte krejtësisht e re për Forcat tona të Armatosura. Pra çdo gjë duhet filluar nga e para, që nga dokumentet ligjorë për funksionim, praktikat ligjore, metodikat dhe produkti përfundimtar. Për të realizuar veprimtarinë e saj kërkohej të gjendeshin dhe sistemoheshin aktet ligjore, nënligjore ekzistuese, praktikat e ushtrive si motra si dhe hartoheshin projekt dokumente për tu përmirësuar me tej. Ne lidhje me funksionimin e kësaj zyre kishte një udhëzim te veçante te Ministrit te Mbrojtjes. Nga ky këndvështrim u hartua misioni, detyrat dhe rregullat e brendshme si pjese e rregullores te brendshme te Qendrës te Personelit e cila u miratua nga MM. Përpos këtyre siç e citove me lart na erdhi ne ndihme edhe eksperienca e zyrës homologe ne FS të Kosovës si dhe ne veçanti asistenca e DACF. Çfarë është DCAF?. DACF ose Qendra për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura me seli në Gjenevë është një nga institucionet kryesore në botë në fushat e reformës së sektorit të sigurisë dhe të qeverisjes së këtij të fundit. Shqiperia kishte aderuar si anëtare e kësaj qendre qysh ne vitin 1994, po që nuk ishte thirrur kurrë ne ndihme. Meritore për angazhimin e këtij institucioni kredibel ndërkombëtar si asistente dhe trajnuese e personelit të zyrës të shanseve te barabarta dhe barazisë gjinore ishte Mira Rrumbullaku e cila punonte pranë Ministrit të Mbrojtjes për çështjet e barazisë gjinore.

Mbi bazën e akteve ligjore dhe nënligjore te vendit si dhe praktikave me te mira te ushtrive te

NATO-s u hartua metodologjia e punës të kësaj zyre. Ajo shtrihej në gjashte dimensione bazë: Efektiviteti i performances, politikat dhe planifikimi, Marrëdhëniet në komunitet, Llogaridhënia & Mbikëqyrja, Personeli dhe Kultura institucionale.
Në një proces krahasimi e përzgjedhje kryhej verifikimi i informacioni të mbledhur duke kryqëzuar pesë burime që ishin: Rishikimi i dokumenteve; Anketat, Intervistat, Diskutime në fokus grup dhe Studimi(et). Personeli i sektorit ( 4 veta) u trajnua me ndihem e DCAF. Koha e trajnimit edhe pse e ndërprere kapte një periudhë pune 6 mujore.
Si çdo gjë e re edhe kjo strukture e re për Forcat e Armatosura që ne fillim u ndesh me mosbesim, nënvleftësim dhe refuzim. Por duhet thëne se mbështetje kishte dy pika te forta, Ministrin (A. Imamin) dhe Shefin e Shtabit (Gjeneral Gjunkshin). Të dy ishin mirë të informuar për funksionimin e simotrave në ushtritë e NATO-s dhe veçmas për dobinë e saj në kushtet e problemeve të Shqipërisë. Ata kërkonin ne vijimësi te njiheshin me produktin dhe këmbëngulnin te zgjerohej edhe me personel dhe ne tematikat e monitorimit. Refuzimi kryesisht vinte nga sektori i Qendrës së Personelit që merrej me rekrutimin por edhe te dy drejtoritë përkatëse ne Shtabin e Përgjithshëm dhe në MM. Duhet theksuar se ne bllokimin e saj u përfshinë edhe disa drejtori qe merreshin me planifikimin apo edhe marrëdhëniet me publikun ne MM dhe Shtabin e Përgjithshëm. Këto të fundit për të vetmet arsye se ju hiqej një mundësi për ti përdorur aktivitetet ndërkombëtare që sponsorizoheshin dhe zhvilloheshin nen kujdesin e NATO-s dhe UN Women (OKB) si njëlloj pushimi për vizita turistike. E keqja e këtij qëndrimi ishte se pjesëmarrjeje ne aktivitete ndërkombëtare sidomos ne lidhje me barazinë gjinore nga ky soj burokratesh nuk kishte prodhuara asnjë efekt praktik për Forcat e Armatosura. Gjithçka mbyllje me një informim te shkurtër krejt te thate për lidershipin e MM.
Përplasja e parë erdhi në momentin e rekrutimit te ushtarëve profesioniste dhe te kandidatëve për bursa jashtë vendit. Megjithatë me durim munden t’ja dalim dhe të ndikonim aktivisht që konkurrimin ta vendosnim mbi shinat e akteve ligjore dhe nënligjore. Natyrisht pati probleme por u zvogëluan shume here. Për ne ishte pozitive sepse krijuam bazë që herën tjetër te ishim më efecientë. Dhe kështu ndodhi. Përplasja e dytë por pak me e butë erdhi te vlerësimi për gradimet dhe drejtësinë e procesit e bazuar ne ligjet për barazinë gjinore. Bëme hap para, mundem që të bindim Shefin e Shtabit dhe Ministrin te përdoret ligji afirmativ (diskriminimi pozitiv). Si rezultat i aplikimit te këtij ligji fituan garda te larat (N/kolonel dhe Kolonel) 5 oficere te gjitha sipas renditjes ne listë meritë. Kjo nuk u prit mire nga shume konkurrente te gjinisë mashkullore te cilët duke shfrytëzuar pozicione kyç që kishin ne Shtabin e Përgjithshëm dhe ne aparatin e MM u përpoqën që kjo te mos pranohej. Ne te vërtet pretendimi i tyre nuk ishte i drejte dhe po te mos ekzistonte ligji për barazi gjinore. Pse?. Sepse ne shume raste vetëm si rezultat i pikëve te fituara ne misionet paqeruajtëse kandidatet e gjinisë mashkullore fitonin ne renditje 8-11 vende para gjinisë tjetër e cila nuk e kishte ketë mundësi dhe kjo jo për faj të saj.
Po mundoheshim që hap pas hapi të hynim ne zemrën e problemit i cili kishte te bënte me rekrutimin e personelit civil (përjashto atë politik që i bie te ishte vetëm kabineti i Ministrit), e ushtareve profesioniste, kadetëve për shkollat ushtarake, e arsimimit ushtarak te oficerëve e nenoficereve, trajnimeve, kurse te gjuhëve te huaja kryesisht angleze dhe barazisë gjinore. Ndërtuam një lloj strategjie e cila konsistonte ne sensibilizimin nga poshtë – lartë për te drejtat e garantuara me akte ligjore dhe nënligjore. Ideja ishte te sillnim në vëmendje të personelit, zyrave të personelit por edhe komandanteve të reparteve dhe njësive për rolin që duhet të luanin dhe detyrimet që kishin në lidhje me sigurimin e kushteve të barabarta në garën për karrierën e cila lidhej nyje me trajnimet, kurset, arsimim, vlerësimet vjetore. Në ketë kuadër punuam që të shtohej kujdesi që duhet të tregonin edhe për zbatimin e ligjit për barazinë gjinore.

Planëzuam dhe miratuam skenarin e plotë të zhvillimit te procesit për njohjen ne themel të problemeve dhe te drejtave ligjore ne të gjitha njësite dhe repartet e ushtrisë. Me ndihmën e departamentit për te drejtat civile në shkollën e magjistraturës por edhe te DCAF- si dhe eksperiencën e krijuar ne aktivitet ndërkombëtare te organizuara nga NATO dhe UN Women (OKB) hartuam një cikël materialesh teorike për secilën tematikë. Me urdhër te MM dhe miratim te programit nga Shefi i Shtabit te Përgjithshëm këto materiale u zhvilluan ne seminare, brifing, debate me grupe interesi, anketa dhe intervista ne te gjitha repartet dhe njësite e ushtrisë për dy vjet rresht 2012-2013. Përpiqeshim te krijonim opinion te shëndetshëm ligjor brenda radhëve të personalit zbatues por edhe të shtabeve e komandanteve ne lidhje me drejtat e secilit ushtarak ne FA, pavarësisht gjinisë, krahinës, ngjyrës dhe fesë duke respektuar ne plotni aktet ligjore dhe nënligjore që rregullonin ketë proces. Pra te gjenim një rezonance ndermet rezultateve ne punë dhe aftësive profesionale të verifikuara nëpërmjet arsimimit, kualifikimeve, kurseve, gjuhës të huaj me theks gjuhen angleze por edhe shkollimit universitar me qellim për të prodhuar liste meritë sa më të drejtë. Gjithmonë kjo për gradat deri ne kryekapter dhe kolonel. Për gjeneralët as nuk u interesuam ndonjëherë për faktin se ai është dhe mbetet një proces delikat që kalon ne shumë sita kontrolli. Ndryshimi tek ne është ne faktin se sita kryesore ne të shumtën e rasteve është sita politike. Po tregoj një shembull: Kur po zhvillonim procesin e vetëvlerësimit gjinor ne njërën nga aktivitet e grupit të punës dhe konkretisht ne debatin e zhvilluar ne Shtabin e Përgjithshëm me drejtoret dhe komandantet kryesor të Forcave të Armatosura erdhi një grup nga DCAF i kryesuar nga zv/Presidenti i bordit drejtues. Ai kishte shërbyer për shume vite ne ushtrinë Zvicerane dhe ne fund kishte mbajtur gradën e Gjeneral Lejtnatit. E ndoqi me shume vëmendje debatin rreth temave kryesore që kishin te bënin me konceptin për barazinë gjinore dhe kulturën institucionale. Të dyja tema të reja dhe për rrjedhoje edhe me probleme të thella ne konceptimin e tyre. Pas aktivitetit shkuam ne drekë. E pyeta si kryhej përzgjedhja e gjeneralëve ne ushtritë perëndimore meqenëse me tha se kishte mbuluar personelin për një kohe te gjate. Është proces i vështire, delikat dhe mjaft i kontrolluar nga institucionet e sigurisë ku përfshihet jo vetëm personi por edhe rrethi i ngushte familjar, ishte përgjigja e tij. Ne rrethin familjar bënin pjese prindërit, vëllezërit dhe motrat dhe nëse ishte i martuar edhe bashkëshortja dhe fëmijët. Por me interesantja që mësova ishte se për tu bere gjeneral te ndalonin edhe dyshimet e arsyeshme te cilit kishin te bënin me shkelje ligjore, morale dhe etike. Pra paska mundësi i thashë edhe tek ju te ndërhyjë politika. Mund të ndodhë por ky është përjashtim. Listë performancen që harton komisioni i larte i eksperteve nuk mund ta ndryshojë as një lloj vendimmarrësi politik vetëm ne rastin e dyshimeve te arsyeshme te ngritura nga institucionet e sigurisë. Çdo ndryshim përben vepër penale. E kisha lexuar ketë edhe ne librin “Udhëtimi im Amerikan” të Kolin Pauallit. Pra ne shtete me demokraci funksionale nëse ka kalim te renditjes të listë meritës të hartuar nga komisioni i lartë i gradimeve nga vendimmarrësit politik është vetëm rast përjashtimor dhe i dënuar me ligj. Tek ne është rregull dhe atu e politikes megjithëse edhe këtu ligji nuk e lejon. Kjo është arsyeja pse gjeneralët tanë nuk kanë kurrfarë personaliteti përballe politikës dhe kthehen shume shpejt ne ushtarë të bindur te saj. Le te kthehem tek veprimtaria e sektorit.
Gjate vitit 2012 me mbështetje të UN Women por edhe te NATO-s hartuam procedurat, kryem trajnimet dhe për herë të parë ne ushtrinë tonë zhvilluam projektin për Vetëvlerësimin Gjinor. Ky angazhim i ri rridhte edhe nga ratifikimi i parlamentit shqiptar i strategjisë te OKB për barazinë gjinore. Projekti pati mbështetje aktive nga DCAF ne Gjenevë. DCAF caktoi një grup pune që na ndiqte ne distance por edhe solli një përfaqësues te tyre pranë nesh, (Filandezen Aiko). Punuam për një periudhe kohore gati një vjeçare dhe në përfundim prodhuam një dokument mjaft cilësor por edhe te rëndësishëm për avancimin jo vetëm te gjinisë femërorë por edhe me ndikim aktiv ne vlerësimin e personelit për karrierën, arsimimin , trajnimet dhe kualifikimet. Këtu filloi zhurma e madhe. Kjo nuk u pëlqente një grupi jo te vogël te oficereve te privilegjuar të cilët për fat të keq kishin edhe pozicione te rëndësishme ne SHPFA-ra dhe ne aparatin e MM. U kapen pas një shifre që bënte fjale për ngacmimet seksuale. Në fakt shifra rreth te cilës u lidhen fort nuk dallonte shume nga shifrat ne përqindje te ushtrive me sisteme demokratike te konsoliduar. Akoma me shumë fituan terren kur tema e ngacmimeve seksuale ne FA u be skup i shtypit dhe medies sidomos asaj që kishte marre dallueshëm pozicion opozitar. Në MM u ngrit një grup pune për te vlerësuar ketë dokument me burokrate jo vetëm te padijshme për fushën por edhe ne konflikt interesi. Ky grup përgatiti një material që u përngjante atyre te kohës së monizmit. Na akuzonte si sektor për paaftësi dhe sipas tyre edhe për qëllime të paracaktuara për të errësuar arritjet e Forcave te Armatosura dhe kryesisht te gjinisë femërore për llogari te një force politike (nënkuptimi ishte i qarte behej fjalë për PS ne opozitë). Materiali (ne fakt Akuza) mu komunikua me shkrim mua si përgjegjës sektori, fotokopjen e te cilës e ruaj në arkivin tim personal. Se bashku me personelin e zyrës u kthyem përgjigje me shkrim duke i hedhur poshtë të gjitha insinuatat e stisura dhe kërkuam ballafaqim ne prezencë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kabinetit te Ministrit. Me ketë tension u vazhdua deri ne zgjedhjet e vitit 2013. Situata pas zgjedhore e fashiti tensionin dhe kështu përfundoi kjo maskaradë. Por groteskja ishte se pas fitores te PS-së, kryetari i grupit te punës u avancua ne gardë duke marre gradën e Gjeneralit.

Gradimet ne vitin 2012 u shoqëruan me fësh – fëshe tavolinash, ne konceptin tim më shume se kurrë ndonjëherë. Flitej për para, për lidhje me politiken e çfarë nuk thuhej. Qarkullonin akuza për korrupsion të zyrtareve te lartë ushtarakë dhe politike. Duhet thënë se ky ishte viti kur procedurat e gradimeve ishin me bere më shume se kurrë me parë transparente. I gjithë dokumentacioni që lidhej me kandidatet ishte informatizuar dhe renditjen e liste meritës e bënte QPR me grup pune jashtë konfliktit të interesit. Por ligji dhe rregullorja kishin përsëri problem sidomos me vlerësimin e komisioneve te karrierës për aftësitë si lider. Me shkrim i kërkuam Shefi te Shtabit te Përgjithshëm që të anketonim personelin ne lidhje me procesin e gradimeve, arsimimit , trajnimeve dhe kurseve. Propozuam të bëjmë një anketë me kampion me qëllim që te jemi sa me afër realitetit. E kërkuam ndihmën e DCAF për pyetësorin. Ne ketë periudhë erdhi ne Akademine e Shtabit të Përgjithshëm, Shefi i shtabit të Përgjithshëm, kam idenë ne kolegjin e lartë për te lektuar ne lidhje me reformën. Na thirri ne takim bashkë me Komandantin e QPR-së Kol. Dogjanin. U interesua për anketimin. I shpjegova shpejt e shpejt si duhet te behej me kampione dhe si zgjidheshin kampionet. Jo me tha, le te behet me te gjithë kandidatet për arsimim, kualifikime dhe gradime, nuk janë shume rreth 250 dhe vazhdoi: Çfarë kërkoni nga unë. I thashë se kjo kërkon miratim nga Ministri pasi duhet pare edhe procedurat për hartimin e listë meritës dhe sigurisht pas kësaj edhe hartimin e një pyetësori qe duhet miratuar nga JU. Ok, na tha filloni procedurat dhe përgatiteni urdhrin e Ministrit, unë do bisedoj me Ministrin. Kështu u be. Doli urdhri i Ministrit. E hartuam pyetësorin dhe ja çuam për mendim DCAF nëpërmjet pikës kontaktit (Aikos). U kthye me dy ndryshime te vogla dhe e dërguam për miratim. U miratua dhe filluam procesin i cili zgjati deri ne muajin Maj 2013. U krye anketim i fshehte me te gjithë personelin oficer që kishin qene kandidatë për gradat deri ne Kolonel, arsimim e kualifikim si dhe diskutimet me fokus grupet e krijuara me oficerë të personelit, komandantë repartesh, njësish dhe oficerë shtabesh si dhe u bene konsultime me komandantët e Forcave. U panë te gjitha vlerësimet vjetore. Kjo e fundit ishte pika me dobët. Kishte vlerësime masive të tipi copy paste pa objektivitet dhe te dhëna. Mendoni vlerësohej me dhjete pike ne përgatitjen fizike një oficer që kishte humbur prej 9 muajsh aftësitë fizike sepse kishte thyer këmben ne një aksident dhe një grua shtatzëne. E përdora ketë fakt për te treguar sa fiktive ishin vlerësimet vjetore, por kishte fakte me banale se këto. Në muajin Prill u krye përpunimi i te dhënave, studimi i procedurave ne zyrën përkatëse ne Qendrën e Personelit dhe u hartua dokumenti përfundimtar me grafiket përkatëse. Ndërkohe Maji dhe Qershori ishin muaj te fushatës zgjedhore dhe për ketë arsye u la qe ky dokument të paraqitej tek shefi i shtabit te Përgjithshëm dhe Ministri pas zgjedhjeve. Dihet rezultati i zgjedhjeve. Por çfarë ndodhi?. Dokumentin ne fjale e lame ta paraqesim pasi te merrte drejtimin qeveria e re. Me idenë se te dhënat do ti shërbenin te sqaronte me sakte situaten, përgjegjësitë dhe zgjidhjet duke shmangur opinionet e krijuara ne opozite nen presionin e militanteve partiakë dhe hipokritëve profesionistë. Dhe kështu bëme. Por as Shefi i ri Shtabit dhe as Ministrja Kodheli nuk morën mundimin ta shihnin pa le me te diskutonin rreth tyre. Dhe për me tej të pyetnin çfarë përfaqëson ky dokument dhe cilat ishin aktet ligjore por edhe praktikat qe një zyrë shtetërore me miratim institucionale e ligjor ishte mbështetur për ta prodhuar. Sa real është dhe kush mendohet te jene zgjidhjet. Jo. Zonja ne fjale e cila tashëm kishte marre fuqi politike dhe ushtarake vazhdonte te artikulohej me mendjen e militanteve politike dhe këshillimet që merrte nga lloj lloj karrieristësh, krahinaresh dhe hipokritësh profesionistë. Bile nuk u bënte përshtypje as fakti se ky material klasifikohej sekret. Të vetmit që u interesuan për të dhe e morën nëpërmjet zyrës te Shefit et Shtabit të Përgjithshëm ishin ekipi i eksperteve amerikan (KUBIK) qe përfaqësonin ekspertizën për reformën në emër të SHBA-së. Ata e përdoren edhe për informacionet qe i jepnin Ministres duke e cituar si material që duhet studiuar dhe gjetur zgjidhje. Mbi ketë presion Ministrja miratoi një Plan Veprimi tre vjeçar i cili ishte me afate, masa konkrete dhe përgjegjës, por që kurrë nuk kërkoi të zbatohej ose me mire e vetasgjësoi me strukturën e re. Gjatë fund vitit 2012 këmbëngulëm që testet teorike te rekrutimit dhe ato fizike te bëheshin elektronike. Bëme dhe kërkesën të miratohej si zë i veçantë ne buxhetin e vitit pasardhës. Nuk u pranua. Qethej ne zyrat e planifikimit pa mbërritur ne tavolinat e vendimmarrjes. Në këto kushte u detyruam të kërkonim rruge tjetër për realizimin e tyre. Kësisoj ne çdo takim me ekspertet e KUBIK , ne kryagjende u vu kërkesa për një sasi kompjuterësh, një serveri dhe softit duke ua kërkuar si donacion që së paku testimet teorike te informatizoheshin. Kjo kërkesë u mbështet fort dhe me këmbëngulje nga Komandanti i QPR-së Kol. Dogjani. Dhe me fund ne Janar 2013 grupi i eksperteve amerikan solli një sasi kompjuterësh dhe softin. U caktua salla e instalimit. Me ASNI- në instalimi përfundoi ne Qershor dhe u vendos ne shfrytëzim. U habita kur pasi u shkurtua kjo zyrë e pashë Ministren në të gjitha TV-të duke u mburrur për ketë si arritje personale. Po gjatë vitit 2013 mbi përvojën e disa ushtrive me idenë për te krijuar bazë ligjore solide të rekrutimeve ne interes të FA nga Qendra e Personel Rekrutimit përgatitëm një material të zgjeruar (ishte dhe ne planin e punës vjetore) për rekrutimin e personelit civil ne te gjitha nivelet përjashto kabinetin e Ministrit. Si model baze zgjodhëm atë të FSK- së te cilin e kishin hartuar me ndihmën e zyrës së personelit të NATO-s, por edhe të Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe SHBA-së. Synimi ishte të siguronim mekanizmat që i përjashtonte ndërhyrjet nga politika dhe te çdo forme tjetër nga jashtë. Hartimi i një dokumenti të tillë ishte angazhim i Shqipërie edhe ne vlerësimin përfundimtar për tu bere anëtar i NATO-s . E paraqitem tek Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm. Nuk u muar vesh ku përfundoi. Ne vend të një dokumenti ligjor i cili do të ishte mbrojte për zyrtaret ushtarake që kryenin rekrutimin dhe kyç për rekrutim cilësor, monitorimin, transparencën dhe llogaridhënien u miratua një udhëzi i ri i Ministrit prej dy-tre faqesh që zëvendësonte një të tille po dy-tre faqesh dhe me te njëjtën përmbajtjeje nga Ministri i mëparshëm. Mendoni ….. materialin me te shkurtër për rekrutim e ka ushtria Austriake diku rreth 38 faqe – (e shqipëruar). Eh pra ne me një administratë kaq “eficinete” dhe te kontaminuar nga politika dhe pse jo edhe korrupsioni e kishim dhe besoj se e kemi ende edhe sot 2-3 faqe.
Shumë herë kam pyetur veten pse e shkurtuan ketë sektor i cili si strukturë e kishte mbështetjen e NATO-s, të SHBA-së, te zyrës të OKB-së për barazinë gjinore në Shqipëri por edhe të OSBE-së. Një sektor i cili kishte krijuar një praktikë pune të mirë dhe e ishte i mbuluar me aktivitet të plotë veprimi. Dhe për më tej një zyrë e cila po fuste ne ushtri metoda pune krejtësisht të reja dhe të standardeve te ushtrive të NATO-s. Zor te gjesh përgjigje, përveç marrëzisë shqiptare e institucionalizuar ne qeverisje sidomos kur ndërrohen kuajt e korrëses tone me rrota druri ne qeverisje.
Megjithëse kjo zyre funksioni vetëm dy vjet la në arkivin e Forcave të Armatosura një volum pune i cili i përmbledhur ne faqe vetëm si produkt dhe jo si procedure kishte më shume se 500 faqe studime, raporte, vlerësime dhe propozim zgjidhje. Shume prej tyre përdoren edhe sot me metodën copy pace duke rifreskuar vetëm shifra te marra si raportimeve por jo edhe te verifikuara ne terren. Ahere pse kryekomandantja e kryqëzoi. Ka shumë arsyeje por kryesoret sipas meje janë tri.
E para, ardhja ne krye te ushtrisë jo me objektivin për të konsoliduar arritjet, shtyre punët përpara duke shmangur defektet por për te shfryrë dufin e urrejtjes partiake. E dyta, udhëheqja nga mentaliteti shkatërrimtar se me mua fillon gjithçka sipas rregullit mafioz: Bosi është njëshi te tjerët janë zero. E treta, grumbullimi rreth vetes i njerëzve pa personalitet, dije , kulture, gjurmë ne karrierën e tyre politike e ushtarake përveç militantizmit partiak e krahinor. Këto ishin arsyet që për here të parë ne historinë post komuniste ndërtoi strukture të re me një grup ofiqarësh ushtarake problematike duke shmangur debatin me shtabet dhe komandantet e njësive dhe reparteve. Kjo strukture kishte si qellim kryesor largimin nga funksione të të gjithë atyre që nuk ishin ne databezin e partisë. Kësisoj ajo bllokoi modernizimin, arsimimin, ktheu kampusin e arsimimit nga ma modernet ne administratë (do ja kishte zilie dhe Pol Poti), shkatërroi konkurrencën e ndershme për karrierën me ligjin e ri te gradave, e huazoi ESKUN, disa ish Garnizone dhe deri edhe VK e SHPFA ne kohe lufte. Kështu u mbyll edhe sektori i shanseve të barabarta duke hequr qafe një zyrë e cila mund ti kthehej ferre neper këmbe ne pengimin e objektivit për te zgjedhur vet se kush duhet te arsimohet , kush duhet te trajnohet, kush duhet te gradohet duke shmangur praktika te monitoruara dhe aq me keq edhe te verifikuara nga opinioni i masës së ushtarakeve. Bile edhe pse femër ajo e kryqëzoi edhe seksionin e barazisë gjinore. Mendoj se deri sa te instalohen ne administrate zyra te cilat do te jene faktor kyç për te shmangur kontrollin politik dhe te forcave nga jashtë mbi karrierën ushtria do te mbetet veçse një strukture e dobët dhe larg standardeve te NATO-s. Kjo duhet te ndodhe.
Q.S. 30 Maj 2020.