Sot çdo njeri e di dhe e njeh se kush eshtë në krye të LDK-së.Per ndonje që,eventualisht, mund të mos e njohë po e sqarojme se eshtë një maçok plak me tre “këmbë” që deri në fund të vitit do i shtohet edhe një tjetër.
Si na tha e nderuara Milihate Tërmkolli anëtare e orëve të para të LDK-së,ai eshtë një ish ministër i Rrahman Morinës,dhe para kësaj ishte zyrtarisht ,nga 13 maji i vitit 1981, një rekrut i shërbimit të Aleksandër Rankoviçit që kishte detyrë survejimin e kolegëve të tij dhe studentëve që ishin të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për Republikën që sot e gëzojmë,në Universitetin e Prishtinës.
Të themi të drejtën, vetëm ndonjë naiv që nuk ka fare njohuri për çështjen shqiptare ,apo eshtë i verbër , nuk di shumë për këtë kasnec të regjur shum fish në institutin e Kragujevcit për antishqiptari!E njohin mirë edhe te gjithë “argatët” e tij të radhitur në LKJ-ë, portretin e këti sataniku.
Pas ndarjës nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova, me një taktikë djallëzore ,të përvetësuar në Kalimejdan, u vu në ballë të LDK-së i ,pa qënë kurrë më parë anëtar i sajë,
Jo vetëm aq,por duke shfrytëzuar paratë e 3%, djersën e mërgimtarëve, i thuri shume intriga Ibrahim Rugovës,duke e përjashtuar bile edhe nga ndihmat financiare e deri të shpifjet,denigrimet e sabotimet ,aty ku kishte mundësi ,si të faktori vendës asahtu edhe të ai ndërkombëtar.
Shpesh ka ndodhur që edhe hoteli,kur udhetonte në Europë,të mos i paguhej Rugovës, e eshtë dashur mbeshtetja nga dega eLDK-së në Gejermani ,për të perballuar këto shpenzime.
.Martesa e vejushës plakë, herë me një partner e herë me tjetrin, nuk na bën përshtypje e po ashtu,
edhe miqësia e “sinqertë” deri ne vdekje, ndermjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës,e kalitur në grumbullumin e 3% nga diaspora shqiptare .Ata i shkrinë të gjitha energjitë ,per interesat e tyre private,duke krijuar nga dy fonde një fond të vetëm.Se ç’ përfaqesonte ky fond nga i cili nuk u ndihmuan as kryegjeneralët lgjendarë Shaban Jashari,Hamëz Jasharine Adem Jashari,seicili mund te nxjerre vetë konkluzionin përkatës.
Dua sinqerisht të pranoj se njeriu i shkathtë e djallëzor ,me “aftësitë” që ka akumuluar arriti të shtrojë për toke , njollosë e t’i zhysë mirë në llum të gjitha partite e Kosoves në të cilat ai u infiltrua.
Para 4 vjetësh ,deri në orën 24:00 të natës ai ishte “martuar” me Nismën dhe Aleancën,dhe “kishte lidhur besë “ me to, por pas orës 24:00 ,duke mos i pelqyer shtrati me këta partnerë, i la me gisht në gojë dhe iku te PDK-ja.
Pasi e zhyti mirë në llum edhe këte parti, ai e detyroi në mënyrën më të ndyrë e kriminale, të votojë gjykatën speciale për Ushtrinë tonë Çlirimtare që, ishte një instrument hakmarrjeje kunder trimave çlirimtarë që nuk pajtohen me shkelësin e 18 neneve të kushtetutës së Republikës, Isa Mustafën.
Të gjitha këto bëma janë frut i bashkepunimit të ngushte me mikun të tij të vjetër që nga viti 1992 , Hashim Thaçin. Ata favorizuan njëri -tjetrin në menaxhimin e dy fondeve të popullit duke krijuar privilegje për vete .
Pasi e zhyti dhe e la të papastër PDK-në tani i ngeli të martohet me një parti të re ,me ate të VV.
Bisedimet maratonike që zgjatën për 5 muaj, vetëm për një post të Presidentit , nuk kanë nevojë për komente .Meqë me këte parti nuk mundi t’a çonte deri në fund qëllimin e caktuar ,vendosi të bejë ashtu si kishte bëre edhe me të tjerat. Maçoku plak iu drejtua listës serbe, duke terhequr për laku edhe partitë e tjera dhe në një situatë të luftes botërore kundër Covid -19 , rrezoi qeverinë e Albin Kurtit.
Por Albin Kurti ,nëse nuk e di akoma, tani le ta dijë se ai ka qenë i rrëzuar nga ajo ditë kurë filloi negociatat para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019,për të garuar së bashku me Isa Mustafën.
Qengji ujkun kurrë nuk mundë ta bëjë mik dhe ujku qimen e ndërron por zakonin kurrë jo.
Po sikur të ishte Rrahman Morina së bashku me Isa Mustafën në qeveri siç kan qenë dikur, në të kaluarën, nuk do te ishte e nevojshme të ndermerrnin këte veprim që një ditë të bukur pranvere të rrezonin me fetyrë në asfalt qeverinë e Albin Kurtit dhe t’a rrezonin në mënyrë të atillë që të mos mundej kurrë të ngrihet më.
Për Albin Kurtin nuk merakosëm fare,a ngrihet apo e zbret nga foltorja, sepse nuk e njoh dhe nuk jam në partinë e tijë.
Unë merakosëm për partinë time që kam investuar aq shumë,dhe mendoj edhe në të ardhmën ta respektoj dhe bëje të njejtën gjë deri në atomin e fundit.
Askush nuk më ka thënë por i kam thënë vetës se, partia ime edhe nese ngelet vetëm në një antar e ai eshtë kryetari ,unë,do ngelëm për jetë të jetëve antari numër dy i partisë që zgjodha.
Sinqeriteti më shtyn ta them këte fjalë se, nëse antarët e çdo partie radhitën në parti pas programit të partisë që i takojnë unë dhe babai im, ndjesë pastë ,jemi radhitur pas kryetarit!
Eshtë e vërtetë se 99% të antarëve të partive politike as që i kanë lexuar programet e partive ku bejne pjesë, bile as këshilli drejtues i tyre, por këte nuk e deklarojnë dhe heshtin e rrinë me bishtin nën shalë,si thote fjala popullore!
Nastradin Hoxha ,kur binte shi qeshte sepse ,pas shiut , do të vinte dielli.Tashti, të gjithë anëtarët e partisë s‘ime po qeshin që formuan qeverinë e re,ndersa unë,as nuk qajë e as nuk qeshë,sepse po më dhimbset partia ime që , për të dytën here ,po mbytet me vejushën plakë ,Isa Mustafën,duke e njohur mirë surratin e tij.
Shumë shpejt ata do te ndjehen të poshteruar dhe të braktisur,sapo Isa Mustafa të arrije qellimet e tija perfide !Ai do ta ndyje partine ,ashtu si ka bëre edhe heret e tjera me parë.
Për këte qeveri nuk duhet falënderuar Haxhi Shala që presidenti i vendit e këshilloi por duhen falënderuar këshilltarët e dhjetë votave të listës serbe që votuan pro qeverisë.
Ata këte detyrë kanë, të votojnë pro et contra çdo qeverie të Kosovës,sipas interesave te atyre qe i drejtojnë .
Mërgim, me 04 qershor 2020