Presidenti i vendit, Yoweri Museveni tha se mësimi në shkolla nuk do të mund të zhvillohet edhe një muaj, duke njoftuar se kanë filluar punimet për zbatimin e projektit të mësimit në distancë.

Qeveria e Ugandës njoftoi se do të blejë nga 2 televizorë për çdo fshat të vendit, me qëllim që nxënësit që janë larguar nga shkollat për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) të mund të zhvillojnë mësimin në distancë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i vendit, Yoweri Museveni në fjalimin e tij gjatë adresimit para kombit tha se mësimi në shkolla nuk do të mund të zhvillohet edhe një muaj, duke njoftuar se kanë filluar punimet për zbatimin e projektit të mësimit në distancë.

Ai tha se do të blejnë nga 2 televizorë për çdo fshat. “Radiot janë më të thjeshta, mund t’i jepet çdo shtëpie radio por në radio vetëm dëgjoni e nuk shihni. Me televizorët është sikur se jenë në klasë edhe shikoni edhe dëgjoni”, u shpreh ai.

Museveni theksoi se duke filluar nga java e ardhshme do të fillojnë shpërndarjen e maskave pa pagesë.

Në Ugandë e cila ka rreth 70 mijë fshatra, planifikohet blerja e 140 mijë televizorëve.

Sipas regjistrimit të vitit 2014, në 1 milion shtëpi në vend ka televizorë ndërsa në 3.4 milionë radio.

Uganda zbaton masa të rrepta kundër virusit. Deri më tani janë konfirmuar 457 raste me COVID-19 dhe asnjë rast me vdekje.