Përndryshe zhvillimet më të reja, e bëjnë të pamundur të kuptohet fakti se si Isa Mustafa katapulton njeriun më të pavotuar në postin e kryeministrit të vendit, ndërsa anashkalon njërin nga anëtarët më të votuar të kryesis së LDK-s, emrin më të suksesshëm shumëvjeçar dhe ministrin më të mirë që shkëlqeu në Qeverinë në detyrë, Lumir Abdigjiku, vetëm pse ai është i lindur në Tërnoc dhe vije nga Kosova Lindore, të mos jetë as ministër.

 

Siç dihet tanimë publikisht, qysh nga koha e “idisjes” së dallavereve të Isa Mustafës me Hashim Thaçin, që më 2010 e këtej,kur Isa është i lidhur ngushtë edhe me Devollët, mafiooligarkët më të pështirë në vend,vetëm bijëve të Isës në gjithë Kosovën,Arben dhe Besnik Mustafës, iu përshkrua me vendim të posaçëm, e drejta EKSKLUZIVE për importimin e makinave të markës “BMW” nga Serbia,të cilët qysh atëherë kanë hap edhe firmën “Makcar”, dhe vendosur në rrugën kryesore dhe më të frekuentushme në vend, Prishtinë -Shkup, që lidhë Kosovën me FYROM-in.


Vendimi i sponsorizuar nga Hashim Thaçi që vetëm djemtë e Isa Mustafës priviligjon, të kenë të drejtën ekskluzive të përfaqësuesit të autorizuar për importimin e makinave dhe materialeve të markës “BMW” nga Serbia, ishte bërë në kushte konspirative dhe mbajtur në mënyrë aq sekrete ,sa që për vite me radhë, nuk guxonte ta dinte, as mësonte njeri.

 

Madje edhe vet punëtorët e doganave dhe mediat e vendit e kishin të ndalur të flisnin për pronarët dhe importimet e makinave dhe paisjeve të markës “BMW” që bënin dhe bëjnë edhe sot, të bijtë e Isa Mustafës Arben dhe Besnik Mustafa nga Serbia.

E kur pas 6 vitesh, kjo rrodhi rastësisht, me ç`rast Ramadan Latifaj dhe Enliat Shala në Doganën Rajonale në Ferizaj, me 10 mars 2016,për shkak të ndryshimit të rregullave doganore,ishin detyruar ti shikonin kontratat e importimit, Isa Mustafa keqpërdori pozitën partiake dhe pushtetore, duke bërë presion të paparë, që me çdo kusht të mbyllet sa më shpejt ky sekret, ende pa u marrë vesh nga opinioni i gjerë, kontrata e privilegjuar e bijve të tij me shtetin serb.

 

Kështu që nga inati se pse ata guxuan ta shihnin kontratën e bijve të Isës me Serbinë, doganierët e mjerë u hodhën me nxitim në gjyq, me akuzën se kinse ata si persona zyrtar paskan “tejkaluar kompetencat”, vetëm pse në mes tjerash, kishin printuar Deklaratat Unike Doganore(DUD) edhe të importuesit “MAKCAR” LL.C me seli në Prishtinë, që pronar dhe përfaqësues të kësaj firme me të drejtë ekskluzive për importim nga Serbia,doli të ishin djemtë e Isa komuinistit, Arben dhe Besnik Mustafa.

 

Për aq më tepër, pa vonuar shumë, sekreti deri atëherë, i mbyllur “hermetikisht” i lidhjeve “të fshehta” tregtare të të djemëve të Isa Mustafës me Serbinë, ishte botuar edhe në media.

 

Ndaj përveç akuzës se doganierët në fjalë në bashkëkryerje, kishin bërë komunikim të “paautorizuar” të “sekretit” tregtar të familjes së Isa Mustafës me Serbinë, ata do të ngarkoheshin edhe me fajësimin se pse emrat e djemve të tij si persona të privilegjuar dhe sekreti mbi të drejtën EKSKLUZIVE për importimin e makinave nga Serbia të firmës së tyre “Makcar”, paska dalë edhe në media.

 

Madje doganierët akuzoheshin se kinse ata e paskan zbuluar me qëllim këtë “sekret”, për shkaktim të dëmit dhe “bojkotimin” e djemve të Isa Mustafës, nga shqiptarët, si pronar dhe përfaqësues të një firme me lidhje të forta me Serbinë.

 

Dhe për habinë e të gjithë opinionit publik, pas rreth tri vite përgatitjesh, përfundimisht, në Gjykatën Themelore të Ferizaj-t, me 19 shtator të vitit 2019,u hap procesi më absurd gjyqësor i ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

 

Kështu që në vend se të shpërbleheshin për transparencën dhe punën e tyre shembullore, njëmend filloi gjykimi i doganierëve të dalluar të Kosovës; Enliat Shalës, Ramadan Latifajt dhe Isa Shitit me akuzën më skandaloze në botë: “Pse zbuluan sekretin se që nga viti 2010 e këtej, të bijtë e Isa Mustafës, të vetmit në Kosovë, kishin të drejtën ekskluzive për importim të veturave dhe materialeve të markës “BMW” nga Serbia.

 

Ndërsa për tu shndërruar kjo seancë edhe në komedi të vërtetë,  Arben dhe Besnik Mustafa, ishin ftuar nga gjykata si dëshmitar, të flisnin në cilësinë e të “dëmtuarve!”.

 

Isa Mustafa, shkaku i favorizimit të të bijve nga Hashim Thaçi, duket se qysh nga viti 2010, ka marrë për obligim të veprojë, krejt siç kërkohet prej tij nga mister Thaçi.

Ndaj Isa shkon aq larg sa përveç përpjekjeve për ngulfatjen totale të transparencës dhe mbylljen hermetike të çfarëdo informate mbi lidhjet e tij me Serbinë, ai mundohet ta mbys me gjyqe edhe të vërtetën duke tentuar që me procese të improvizuara juridike ti mbajë sekrete lidhjet e veta dhe të bijve të tij, të drejtpërdrejta, jo vetëm tregtare që mbajnë me shtetin serb.

 

Kohëve të fundit, si inatçi i pandreqshëm që është, ai ka filluar të mos pranojë as argumentet, kundërshton ashpër çdo kritikë drejtuar atij dhe hedhë poshtë publikisht sondazhet edhe nga organizatat më serioze ndërkombëtare, duke shkalluar deri atje sa ta akuzojë edhe ambasadorin gjerman për anime politike, vetëm pse ai pak ditë më parë bëri publik një studim të UNDP-s, realitet i cili nuk i pëlqeu aspak Isa Mustafës.

 

Për aq më tepër, përderisa komunisti jugosllav Isa Mustafa, kur flet për të tjerët, e ka gojën plot popull, rreth popullit dhe vetëm për popull, ai vet vepron hapur po kundër këtij populli dhe punon publikisht vetëm për interesat e tij personale dhe familjare.

Nga frika se do ti rrezikoheshin pozitat e tij partiake, ai linçon në vazhdimësi kuadrot më të mirë e progresiv në parti, mbyt çdo zë reformator dhe vetëm para disa kohësh, dha urdhër që nga gardianët e vet, të dëbohej me forcë edhe e bija e heroit të popullit, Isuf Gërvallës-Donika, nga objekti ku duhej të mbahej një tubim i LDK-s.

 

Isa Mustafa që nga hapja e firmës importuese e të djemëve të vet, me autorizim ekskluziv për importime nga Serbia, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Hashim Thaçit, megjithëse e dinte mirë se veprimi i tij ishte tërësisht antiligjor dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Vendit, me të cilin rrezikohej edhe integriteti i shtetit dhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, ai me 25 gusht të vitit 2015, nënshkroi edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive.

 

Madje përkundër faktit se me 19 prill të vitit 2013 ishte nënshkruar marrëveshja në Bruksel për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës, vetëm për ti plotësuar dëshirën Hashim Thaçit dhe realizuar planet e Serbisë,Isa Mustafa nënshkroi vendim të ri për formimin e “Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, por tanimë-me të drejta shtetformuese.

 

Vendim fatal, i cili për fat të mirë u hodhe poshtë nga Gjykata Kushtetuese, përndryshe, po të realizohej ai vendim siç u tentua disa herë të ratifikohej edhe në parlament, do të prodhonte republikën srpska brenda shtetit tonë të brishtë, bosnjëzonte vendin dhe qonte përfundimisht në ndarjen e Kosovës.                        

Vetëm falë ish presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga e cila duke parë rrezikun që i kanosej shtetit tonë, me 30 tetor të vitit 2015,i parashtroi Gjykatës Kushtetuese kërkesën mbi ligjshmërinë e këtij vendimi të nënshkruar nga Isa mustafa, të cilin me 23 dhjetor të vitit 2015 Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, e pezulloi si të papranueshëm dhe “urdhëroi” që asociacioni i komunave serbe, të formohej vetëm sipas parimeve të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel.

Por me gjithë anulimin e vendimit të tij, nga Gjykata Kushtetuese dhe kërkesat e vazhdueshme nga të gjitha anët që Isa Mustafa të bënte tërheqjen e nënshkrimit nga një marrëveshje e tillë kundërkushtetuese me palën serbe, Isa komunisti përkundër faktit se nënshkrimi i tij, ishte bërë në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe me mbi 26 nene të Kushtetutës së Kosovës, ai kurrë nuk e tërhoqi nënshkrimin e vet edhe pas hedhjes poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

 

Ndaj përderisa vazhdon të mos tërhiqet nënshkrimi i komunistit jugosllav Isa Mustafa,edhe Serbia vijon të këmbëngul për formimin e Asociacionit, jo sipas marrëveshjes së 9 prillit të vitit 2013 në Bruksel, por sipas vendimit të nënshkruar nga Isa Mustafa me 25 gusht të vitit 2015, i cili është ende në fuqi dhe nënkupton formimin e republikës srpska brenda vendit, bënë bosnjëzimin praktik të Kosovës dhe rrezikon shpërbërjen e shtetit tonë të pavarur.

Për aq më keq, për rrëzimin me mocion të Qeverisë së dalë nga vota e 6 tetorit, Isa Mustafa thuhet të ketë marrë serish premtime edhe më të pakufishme, jo vetëm nga Thaçi por edhe nga Serbia dhe vet Aleksandër Vuçiq,për subvencione të ndryshme,por edhe zgjerimin e firmës së tij dhe hapjen e filialeve të saj në dhjetëra qytete anë e mbanë Serbisë,me të drejtë ekskluzive për importe nga Serbia dhe vendet e ish Jugosllavisë, si dhe mbështetjen nga lista serbe për formimin e qeverisë antikushtetuese me në krye njeriun më të pavotuar nga kryesia e LDK-s, Abdullah Hotin, me kusht që ai të nënshkruajnë ndarjen e Kosovës.

 

Ndaj Isa Mustafa me kërkesë të Serbisë, shkon aq larg sa ta lë jashtë qeverisë edhe njërin nga njerëzit më të suksesshëm, më të aftë e më të votuar, si dhe ministrin e dalluar, që shkëlqeu gjatë veprimit të Qeverisë në detyrë Lumir Abdigjiku, vetëm pse ai vjen nga Tërnoci i Kosovës Lindore, përderisa bënë kryeminitër njeriun më të pavotuar, me kushtin që ti qojë përpara planet e Thaçit dhe realizoi projektin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës që do ta nënshkruante,vet pronari i ballicave dhe specialisti i kultivimit të specave nga ratkoveci i padrimes, Abdullah Hoti, i cili pas zvogëlimit të parcelave të tokës në fshatin e lindjes, me nënshkrimin e këtij akti makabër, përveç Isa Mustafës, si shpërblim për shitjen e territoreve të Kosovës, do të mund të përfitonte edhe ai, sipërfaqe më të mëdha të bahçeve për mbjelljen dhe distribuimin e specave, domateve dhe prodhimeve tjera bujqësore edhe në Serbi.