Të gjithë janë të bindur se në Shqipëri është krijuar një klimë e re, pro ndryshimeve politike, ndryshime të cilat duhen të ndodhin sa me shpejt, me qëllim që të nisi kthesa pro zhvillimit dhe integrimit.

Aksionit opozitarë, koha, gjithnjë dhe më shumë i dha e po i jep të drejtë për të gjitha ato që janë trumpetuar për më shumë se një vit.

Kjo mazhorancë, në sytë e opinionit publik shqiptarë dhe para faktorëve nderkomtare, tregoj se nuk e ka deshirën as për reformë në drejtesi, as per reforme me themel zgjedhore, e për asgjë tjetër qe duhet.

Tendenca për të mos lejuar që reformat të kryhen ashtu si dhe duhen, por duke bere ndryshime siperfaqësir pa u thelluar, tregon, se në Shqipëri, vazhdohet të ngelemi peng i kapjes së gjithçkaje prej atyre që kanë shkaktuar vetem kriza.

Sot, që ndryshimi të jetë i shpejtë, produktiv dhe afatgjatë në interes të qytetarëve, subjektet dhe kualicionet politike qe janë pro ndryshimit, duhet të jenë në koherencë me vullnetin e qytetarëve.

Prandaj, sot nga ne kerkohet hapje drejt modeleve, ideve dhe potencialeve të reja që demokracia të marrë frymë lirshem dhe besimi tek qytetarët të rritet.

Eshte koha per të mos ngelur peng i modeleve të vjetra, kjo fillon me deshiren dhe impulset pozitive të treguara në kryerjen e refarmave, vazhdon në lirinë e funksionimit të çdo sistem në harmoni organike brenda një shtet ligjor e kristalizohet në besim alternative per zhvillim ekonomiko-social për shqiptarët.