Sapo kisha dëgjuar për njeriun me emrin e çuditshëm Promete
Që u vodhi zjarrin perëndive,
E për t’u shpallur hero si ai,
Ia vodha çakmakun që s’dihet kush ia kish dhuruar në rininë e tij
Babait, Perëndisë sime të zjarrit
Atë ditë ai kish kish rrugë të gjatë nëpër dimër

Sa herë bie borë në male
Në mua mërdhin babai
E vdes Prometeu…