Vëllait tim

Si kurrë
më parë vëlla hardhitë m’u dukën me të bardha
jo vitet në jetë,
por jeta në vite ka kuptimin e vërtetë
Sa shumë  shporta
me urime të djersitura avullonin kuq diellarta.
Sa
Shumë  dashuri zgjohet në  këtë  ditë  të  shenjtë

Dua
t’i shtrëngojmë rripat e sinorëve të jetës së  jetuar
Se motet
ikin si uji nën urë e  nuk kthehen….kurrë.
Shtatëdhjetë e një kokrra rrush të ëmbla janë  kaq të  ëmbëlsuar
të shpejta,
të largëta e të ngadalta me dritë  e punë .

Të shpejta si ëndërrat  a pulëbardha mbi oqean
Të ngadalta
si kërmill vreshte a si të  atij që  duket te  rrëzë lisi….
Do të  shtrëngoja  shtatëdhjetë e një herë  me kaq mall.
Sonte
më  ngjan  si shtizë flamuri e bajrak fisi

Sonte si kurrë më  parë
Ti cakërojmë  nga largësia gota gëzimi
Për jetën tonë
të numërojmë brengat e urimet.
Të kujtojmë uratat që na erdhën nga zemër prindi
Të kujtojmë ndërkëmsave e kohës e territ në vite..

Lugina e Bellës
të bëhen për ty ujëvarë, lumë e det.
Le të zgjohet
dashuria prindërore e respekti vëllazëror.
Le të bëhen
si anija në lundrim mbi detin e qetë
a si bjeshkë mbi leqet e pyllit që bleron

Ato buzëqeshje
le të përpëliten leqet e shpirtit si në qiellin kaltëror
e
thinjat e  bardha le t’i ngërrhatë jeta në kohë
Stinët
ikin me turravrapin e munguar si akrepat në orë
Le të mbeten
varur mbi gozhdën e shekullit lart e poshtë

Të mos harrojmë
hapin e parë
që hodhëm në atë prag të lashtë
ta ruajmë si Dhiatën e Vjetër te kujtimi
..si gurin e vatrës stërgjyshore që na ndez një mall
Një bekim i shtrenjtë vëllazërimi..

     9  M@j 2020