Mendja ime gjithë kohën rend pas teje,
Ku nuk e di ku je e si je.
Kjo mungesë më mban gjallë
Si anijen që kërkjon brigje.

Rri në dritare dhe më duket se ti e zën gjithë dritën e botës
Dua të shoh përtej xhamave por të shoh veç ty
Fytyrën tënde, shoh sytë e tu e brenda tyre shoh veten time të trishtuar
Nga malli për ty.

Rri në dritare dhe duke parë veten në sytë e tu
Xhami vishet me mall e loti nga cepat e syve më rrëshqet
Ashtu sy përlotur vizatoj në xhamin e veshur dy vija si buzët e tua
Dy krahë si të zogut të ëndrrës
Por nuk mund ta vizatoj dot portretin tënd në xham
Nga frika se nuk të bëj të bukur siç je.

Atëherë bëj njëqind vija kryq e tërthor
Njëqind rrathë
Dhe të kërkoj në udhëkryqet e kaosit që vizatoj…