(Njerëzimi me çip, si delet e kooperativave komuniste)

Nga Abdulla MEHMETI – Maqedoni e Veriut

Kolonializmi klasik, luftërat botërore, rajonale dhe lokale, si dhe luftërat qytetare për pushtet në të kaluarën do të mbeten “lule me një rremb” në krahasim me luftërat moderne biologjike, kimike e meteorologjike, si dhe gjenocidet, uria masive dhe pastrimet etnike gjatë viteve të fundit, me të cilat po shkatërrohen në themel shtete, rajone dhe popuj të tërë, duke shkaktuar valë të mëdha të miliona emigrantëve, me zhvendosjen e popujve autoktonë në vende të huaja, për asimilimin e tyre me qëllim të krijimit të një kombi të vetëm, një gjuhe dhe një shteti nën qeverisjen e një force të padukshme, në emër të rendit të ri botëror.

Njerëzit me vetëdije, kulturë dhe qytetari, duhet të reflektojnë kudo në botë, t’i mbrojnë vlerat pozitive dhe të kultivojnë vlera morale, të ndërtojnë shoqëri humane, t’i ruajnë identitetet, gjuhët dhe traditat e veta kombëtare, t’i forcojnë institucionet dhe shtetet e tyre kombëtare, që të mos lejojnë idetë reaksionare dhe projektet rrënuese të një grushti oligarkësh, skizofrenësh e shkatërruesish t’ua imponojnë globalizmin si vlerë qytetërimi modern, idetë e shuarjes së shteteve, kombeve dhe gjuhëve, idetë për shkatërrimin dhe fundin e botës të mos bëhen pjesë e shoqërisë dhe mendësisë sonë, e qytetërimit në botën e sotme dhe të ardhshme.

(1.V.2020)