Pa dashur të ndalem tek nominimi i z. Avdullah Hoti për kryeministër, ishte i qëlluar apo i gabuar, Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani (me tërheqje nga qeveria), duke e shpërfillur vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Avdullah Hotin.

Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën edhe Avdullah Hotit

Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi, se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm interesi i tij personal.
Isa Mustafa për arritjen e qëllimit personal (posti i presidentit)i është i gatshëm t’i djegë një nga një bashkëpunëtorët e tij sikurse cigaret “Morava”, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e elektoratit.
Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm në LDK dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që kjo parti të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thejnë rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në situatën e tanishme, për qytatarët e vendit të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta, janë parti të dështuara në qeverisjen e vendit, të kriminalizuara dhe në shërbim të mafias dhe oligarkisë kriminale.
Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, qytetarët edhe nga zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk presin që të ketë ndryshime substanciale, pa marrë parasysh se cila parti apo cili koalicion fiton, do të kemi vazhdim të keq-qeverisjes, përkatësisht sundim të krimit të organizuar në institucinet më të larta të shtetit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sprovë e vetëdijes qytetare

Me zgjuarsinë e qytetarëve në procesin e parakohshëm zgjedhor, mund të bëhet një hap i madhë në pastrimin e skenës politike, si parakusht i domosdoshëm për pastrimin e sistemit qeverisës në vend.
Koaliconi LAN apo LANA me listën serbe është koalicion i turpit i cili nuk po bëhet për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por nga frika e ndëshkimit dhe humbjes së mundësisë për rimarrjen e pushtetit.
Prej koalicionit të turpit, nuk do të kemi shkapje të shtetit, por vazdhimësi të kapjes së shtetit dhe ngulfatje të vullnetit të elektoratit për ndryshime.
E kuptoj ngutinë e Albin Kurtit dhe LVV-së për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, por do të jenë pikërisht zgjedhjet ato që do ta zhgënjejnë më së shumti këtë subjekt politik, shkaku i gabimeve dhe mosmenaxhimit të mirë të ‘qeverisë së shpresës’ nga Albin Kurti. Si pasojë e kryeneqësisë në liderit të saj, LVV do të mbetet shumë largë objektivave për rimarrjen e pushtetit.
Mundësia e fundit që i mbetët LVV-së për rimarrje të pushtetit është koalicioni natyral paszgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, si e vetmja alternativë.
Ndryshe, zgjidhja më e mirë për LDK-në, do të ishte lënja e pushtetit dhe kthimi kah vetëvetja, për t’u hapë rrugë ndryshimeve pozitive dhe reformave brenda kësaj partie (kërkesë e elektoratit), në të kundërtën katandisja dhe theqafja politike e LDK-së nuk do të kenë të ndalur në koalicion me ish partitë e PAN-it!
Me shkuarjen e vetme të partive politike në zgjedhje, do të matet forca reale dhe kredibiliteti i tyre në raport me qytetarët e vendit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme kurdo që të mbahen ato, do të jenë një sprovë e madhe e vetëdijes qytetare.
Tirane, 26.04.2020