➡️Sot mora shkresen e Prefektit te Qarkut Kukes z.Zenel Kuçana i cili bazuar ne ligjet ne fuqi miraton Kerkesen time te aprovuar nga Keshilli Bashkiak Tropoje me dt.27.03.2020 per vendosjen e Shtatoreve te Heronjve te Kombit Bylbyl Breçani dhe Tahir Sinani ne Qytetin e Bajram Currit.

➡️Jam i sigurt se pavaresisht nga situata ne te cilen ndodhemi ky veprim eshte jo vetem njerezor dhe i duhuri por na ben te gjitheve krenar per bijte tone qe u martirizuan per lirine e trojeve etnike shqiptare. ??

➡️Tropoja jone eshte djep i lirise ndaj do stoliset me shtatoren e bijve te saj perkrah Bajram Currit e burrave te tjere te Kombit te cilet do prehen ne Vendlindje.

Lavdi e nder,homazh e respekt pa kufi per keta burra qe me gjakun e tyre shkruan emrin e Vendlindjes tone ne librin e historise se Kombit!??

Tropoje, 18 prill 2020