Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit, duhet të përmendim një fakt si arritje pozitive për letërsinë shqipe, për autorët shqiptarë.

Revista illz – Revistë letrare e Tiranës, periodike letrare dy mujore që e boton Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë në Tiranë, që ka nxjerrë në treg për lexuesit 24 numra, në të cilat kanë shkruar mbi 1500 autorë në mbi 6 mijë faqet e saj të formatit B/5 dhe kanë sjellë përkthimet mbi 30 përkthyes, tashmë gjendet në versionin eBook në gjithë libraritë digjitale të botës.

Krahas illz, revistë letrare e Tiranës që prezanton e promovon letërsi elitare, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë Tiranë ka nxjerrë në versionin eBook dhe po vazhdon të nxjerrë edhe disa nga titujt më të dashur për lexuesin shqiptar, disa nga antologjitë më të bukura si Puthje mbi Bosfor, Trëndafila Persie etj etj.

Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë ka mision të saj të bëjë sa më shumë të njohur kudo në botë autorët shqiptarë, duke i publikuar dhe shpërndarë librat e tyre në versionin eBook, që ata të bëhen sa më të njohur dhe lexuesve kudo ku janë nëpër vende të ndryshme të botës t’u krijohet mundësia t’i gjejnë në internet në version eBook librat që duan.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit, shpresojmë që kjo të çmohet si arritje për Librin Shqip, për shkrimtarët shqiptarë.

Ja dhe linku ku gjendet revista illz:

Smashwords – illz – Revistë Letrare e Tiranës–a Series by Klubi i Poezisë