Një ditë, duke biseduar e ama me të birin, mbasi e falënderon djalin për kujdesin, i thotë:
– O biri jem, unë tash jam plakë e, nëse vdes, nji merak m’jet, që nuk mujta me shku n’haxhillak.
– Po ti moj nanë je plakë e kam frikë se nuk mundesh me e përballu udhëtimin dhe qëndrimin atje. Mirëpo, për me ta plotësu edhe ketë dëshirë, kam me t’çu në dy vende të shenjta, këtu në Kosovë.
Mbasi u pajtua e ama, djali e çoi te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Prekaz, te varri i Adem Jasharit e i thotë:
– Qe, nanë, këto janë vendet e shenjta, ngase këta banë shumë për lirinë e Kosovës.
More biri im, kanë thanë se atje në Mekë asht nji vend ku e gjujnë dreqin me gurë.
– Po, nanë, tash të çoj edhe atje, i thotë djali.
I mblodhi disa gurë dhe e çoi nanën para ndërtesës së qeverisë, e i thotë:
– Qe, nanë, këtu ashtë ai vendi ku mundesh me i gju gurët.