Përbërësit:

1 bukë misri

1-2 speca turshi

3-4 lugë kos

vaj ulliri ose gjalpë të freskët

kripë

 

Përgatitja:

Prisni specat turshi në feta të holla deri në  1 cm.

Në një enë hidhni kosin, fetët e specave dhe pak kripë, sipas dëshirës. Përziejini mirë dhe ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e bukës së misrit.N ëse buka e misrit është rrumbullake, ndajeni në katër pjëse të mëdha dhe çdo copë prijeni përgjysëm. Në të kundërt, nëse ka formë drejtkëndëshe prijeni në feta me trashësi mesatare.

Vini tiganin në zjarr bashkë me vajin e ullirit ose gjalpin e freskët dhe lëreni të ngrohet. Vendosni copat e bukës së misrit dhe skuqni një nga një nga të dyja anët. Pasi të jenë skuqur, vendosini copat e bukës në pjatën ku do t’i shërbeni dhe hidhini sipër masën e kosit me turshitë.

Sipas dëshirës ju mund të shtoni disa feta karrotash, apo perime të tjera turshi.