Më duket se po bie, as rrugë,  as shteg nuk shoh!

Greminë, humnerë, hipokrizi, burokraci, fasada të frikëshme, zyrtarizma, shkresa, letra, bojë, printer, zyra, zyrtarë, kostume, kollare si lak në fyt! Flokë të krehur, llakosur, pudrosur,l yer e zhgërryer, manekinë pa tru, veç një gojë që flet e nget të zotin e vet!

Më duket se po humbë, në ketë llum’,ku asgjë nuk ndrin’,veç nxin’ e vret për qejfin e vet!
Ndertesa të frikëshme fshehur në vrimat e dreqit,ku hidhen vula për kokrrën e qejfit,ku shkruhen emra e mbiemra,atësi e memësi,ku vendoset e vuloset fati i zi..!

Më duket se po e ndjej në poret e lekurës,dhimbjen e tmerrshëme deri në asht’,virus me një helm që s’ka melhem,që s’të lenë në qetësi,por të mbyt ngadalë pa meshirë, si epidemi!

Spitale të llahtarshme,sirena të frikëshme,bluza të bardha që ngjasojnë me heronjë e vrapojnë në shpetimin e shpirtit prej djallit!

E ndjej e kam frikë prej mëngjesit të ditës tjetër, nga rutina e perditshme, nga lutja e vjetëruar e berë copë-copë, e berë zhele, O ZOT, a do kem lekë për bukë..!

E frikëshme, e tmerrëshme, llahtari!

Ca parqe të vogla,të varfëra,pa lule,me gjysëm lule,pa zogj,me copa folesh,pa bare,veç ca gurë të tharë e berë shoshë..!
Më duket se po lekundem nga toka e lodhur prej “nesh”,e gropa po hapet për të perpirë gjithshka të mirë që ka mbetë!

Kam frikë se do sundojë errësira e padija,po vjen ditë-nata e të paudhit,e besëpremit,e të paaftit,analfabetit!

Ooo Zot!Kam frikë prej asaj çka po vjen,si po vjen,e si do na gjejë!

Fati ndodhet në mes të pusit,ku ka veç terr e ferr,ballperballë me dreqin me të birin e tij,me baballarë e xhaxhallarë.
Statujat e rrezuara,janë ngritur drejtë qiellit,për ti berë hije diellit.
Qyteti plot njerëz, frymon ajrin e lagësht të lumit plot llum,e nxjerr kollën e thatë e perhapë epidemi!
Vrapojnë makinat, sirenat, ambulancat, bluzat e bardha, të vetmit heronj të Qytetit tim, që i veshin shpirtit mburojë.

Kam frikë se dita tjetër, do bjerë në bojën e një vule të vjetër, që s’ka as shkrim, as kendim, që s’din nga i bie qyteti im,as rrugët e trotuaret,as vdekjet,hallet e ringjalljet,..

E kjo vulë analfabeti do vulosë fatin tend e fatin tim!

Frikë kam, çka po vjen!

Në ditën e nesërme ku gjithshka do jetë e lyer e zhgërryer me bojë të zezë,ku fati do hiqet zvarrë nepër rrugë e trotuare,duke shitur një tufë barishte për të mbajtur frymën gjallë.

Kam frikë se kokat e mëdha e ato dy mend që u kanë mbetë,do perfundojnë pjatalarës,pastrues ose do rendin pertej detit,se nuk i duhen më,qytetit tim.

Truri po rrjedhë, ka hemoragji,..!
As mjek as zot as dreq,se gjenë hallin e tij.

Po ikën truri prej qytetit tim,e palca fill’ pas tij.

E frikëshme çka po mbetet,veç zyra e zyrtarë,rrethuar e blinduar,fasada të frikëshme,letra e shkresa,boje e printer, burokracira, shkrues, shkrues, ditë e natë shkresa të pafund,
Për t’u vulosur nga një dorë analfabeti me “diplome”.

Botuar ne “Gazeta e Alpeve”

Tirane, 2018

(Fotot nga Kristaq Janushi – Fotoreporter i “Gazeta e Alpeve”).