Ora policore, respektivisht, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve, për shkak të pandemisë së virusit korona, në gjith territorin e Serbisë, sipas mediave serbe do të zgjasë nga e premtja (17 prill) në ora 17 deri të martën (21 prill) në ora 5 të mëngjesit, .

Me këtë, fillimi i orës policore do të jetë sikur fundjavët e kaluara, por përfundimi do të vazhdojë për 24 orë pra deri të martën e ardhshme, që nënkupton se qytetarët do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për gjithsej 84 orë.