Martinajt, ky fshat i bukur, në luginë alpine, në mes dy qyteteve të Plavës e të Gucisë, në brigje të liqenit e lumit, në rrëzë të maleve të larta, me tradita shqiptare historike e kulturore, është dhe vendorigjina e dr. Liri Rexhep Rama (Balidemaj-Berisha), ish-Zonja e Parë e Shqipërisë.
Ky fshat flet shqip, mendon shqip e veprimtaron shqip. Martinajt (sipas rregjistrimit zyrtar ma të fundit të Malit të Zi të v. 2011) ka 172 shtëpi me 532 banorë, nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish-shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish-shqiptarë), e të tjerë shqiptarë të asimiluar.

(Në foto: Liri Berisha – ish Zonja e Parë e Shqipërisë, Fshati Martinaj)