Tradita e festave të pranverës është shumë e vjetër. Festimi i parë i regjistruar i Pashkëve u zhvillua në shekullin e dytë. Tradita e dekorimit të vezëve u bë pjesë e festimeve shumë kohë pasi u vendos festa. Pashka është zyrtarisht një festë fetare, megjithatë rëndësia e vezëve daton para festimeve te Pashkëve.

Një fjalë e urtë e vjetër latine: “Omne vivum ex ovo”, do të thotë “E gjithë jeta vjen nga një vezë”.

Për të krishterët veza e Pashkëve është simbol i ringjalljes se Jezu Krishtit. Të krishterët e hershëm të Mesopotamisë i ngjyenin vezët të kuqe, në kujtim të gjakut që Krishti derdhi në kryqëzimin e tij. Kisha e krishterë e miratoi zyrtarisht zakonin e vezëve si një simbol të ringjalljes në 1610. Veza simbolizon varrin nga ku u ngrit Jezusi.

Në Slloveni, Itali dhe Greqi, vezët ngjyrosën ende të kuqe, si simbol i ringjalljes së Jezu Krishtit. Në Greqi vezët ngjyrosen gjithmonë vetëm kuqe, dhe në Itali dhuratat për të dashurit fshehen në vezë të mëdha çokollate.

Vezët janë pikturuar dhe zbukuruar në civilizime të ndryshme për mijëra vjet. Në të gjithë botën në kulturat antike veza kishte rëndësi si simbol i pjellorisë dhe jetës së re. Persianët e lashtë pikturonin vezë për festën e Norwooz (viti i ri), që bie në ekuinoksin e pranverës. Në shpellat e Afrikës së Jugut janë gjetur vezë të zbukuruar Struci 6 mijë vjet të vjetra. Gjithashtu është zbuluar qe veza e madhe e strucit ishte simbol në Egjiptin e lashtë. Vezë struci të lyera me ar dhe vezë te argjendta, janë gjetur në varret e lashta egjiptiane mbi 5000 vjet të vjetra.

Në Gjermani dekorimi i vezëve fillon u qysh në shekullin e trembëdhjetë. Ky zakon i lashtë është tani pjesë e traditës së festës së Pashkëve.

Në fund të shekullit XIX dhe fillimit të Shekullit XX u bë traditë që vezët e lyer të Pashkëve u jepen fëmijëve. Sidomos në epokën Viktoriane, festa u shëndrua në festime të dashurisë familjare. Vezët e Pashkëve u jepeshin fëmijëve dhe tërë familja përfshihej në Rrotullat e Vezëve të Pashkëve, një lojë ku fëmijtë garojnë duke shtyrë vezën nëpër bar.

Në disa vende të Evropës, vezët zbukurohen duke i mbështjellë me garzë dhe lule pranverore.

Gëzuar Pashkët Miqte e Mij!

Fotografia e Sokol Neçaj
Fotografia e Sokol Neçaj
Fotografia e Sokol Neçaj
Fotografia e Sokol Neçaj