Për të gjithë shqipëtarët, besimtarë katolikë dhe ungjillorë kudo ku janë, uroj:

Gëzuar Festën e Pashkëve.

Le të shërbejë kjo Festë e Shenjtë si shpresë dhe besim për ne, me bindjen se ditë më të mira do të vijnë pas kësaj pandemie globale që na ka mbërthyer.

Le të lutemi së pari për të prekurit nga virusi, le të lutemi për të gjithë stafin mjeksorë dhe për të gjithë ata të cilët po e përballojnë me vështirësi këtë situatë.

Uroj që sa më shpejt të jemi më afër me njëri-tjetrit, për të festuar si gjithmonë.
PASHKË TË MBARA PËR TË GJITHE!