4 miliarde njerëz të mbyllur nga Covid-19 e shikojnë të përmbysur mënyrën e tyre të jetesës dhe gjenden në një pasiguri të madhe për të ardhmen.
Janë shembur të gjitha shtyllat mbi të cilat mbështetet, ekzistenca, siguria e tyre.
Në këtë gjendje pasigurie, është e aryeshme që, çdo njeri nga ata kërkon të dijë çfarë të kërkojë nga njerëzit dhe institucionet që e rrethojnë. ( Mauro Magati, Corriere della Sera)
Në se “bota” në të cilën jetojmë ishte një realitet, në kuptimin e sigurisë e të stabilitetit, vazhdon ai, ajo çfarë po ndodh këto ditë, përbën një dilemë të fortë. Një dilemë në nivelin e një ankthi e depresioni të rëndë.
Pikërisht në gjendje të tilla ankthi e depresioni opinioni publik mund të manipulohet lehtë e të tërhiqet në rrugë, në zgjidhje të gabuara. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe tani, në ditët kur opinioni publik, i prekur nga covid-19, është në gjendje ankthi e depresioni.
Pra, mund të asistojmë në zgjidhje të gabuara.
Autori ndalet në disa rreziqe, të cilët mund t’i përballim, në përpjekjet për të kapërxyer covid-19.

1. Italianët vetë, friken se mos financimet për rigjallërimin e ekonomisë e ndihmat sociale, në mungesë të dinamizmit të shtetit, i akaparon mafia. Kështu shkruan ish ministri brendëshem, Nicola Miniti. Ky është rrezik për të gjithë. Mafia, grupet e interesit nacional a ndërkombëtar, zotërojnë kapitale të mëdha.

2.Rreziku i qeverisjeve autoritare.
Si thuhet për qeverisjet në Rusi, Turqi, Hungari, Kinë, Iran e ndonjë vend tjetër. Erich Fromm, në librin e tij ” Arratisje nga liria” shkruan se…”gjendja e ankthit kolektiv është prelud i zhvillimeve antidemokratike”. Eshtë terreni që ushqen e përligj autoritarizmin. Qeverisje që mëtojnë të përballojnë më me efikasitet situata të tilla të renda, si pandemia covid-19.
Unë rrezikun nuk e shoh shumë te qeverisje të tilla. Madje i pranoj, sa nuk cënojnë interesat e të tjerëve. Përvoja e Kinës, Rusisë, Turqisë në përballimin e covid-19 të bën të mendosh se, në situata të rënda, epidemi, fatkeqësi natyrpre, konflikte të armatosura, qeverisjet me kontroll të fortë vertikal, janë më efektive. Veç kësaj kjo është çështje lokale. Mund të defaktorizohet lehtë nga komuniteti ndërkombëtar.
Unë do ndal më shumë te rreziku i konflikteve mes fuqive të mëdha.

3. Rreziku i konflikteve.
Në librin “Ankthi dhe politika” Franz Neumann shkruan se ” përjetimi i ndjenjës së ankthit, depresionit ka qenë burimi i lindjes së nazizmit, në Gjermani”. Nën peshën e pasojave të rënda ekonomike e financiare që kishte sjellë për Gjermaninë traktati i përfundimit të luftës parë botërore, gjermanët pranuan ta gjenin shpëtimin te nazizmi.Te një fuqi “potente” e afta për ta kapërxyer gjendjen e depresionit. Hitleri e gjeti zgjidhjen te hapësira jetike për gjermanët. Te konflikti. Pushtimi i territoreve e pasurive e të tjerëve.
A mund të ndodhë tani kështu ? Shenja ka.
Trump, president i SHBA mund të jetë i prirur për zgjidhje të tilla. Ankthi ekziston. Situata është e rëndë. Mund të ketë mbi 100 mijë të vdekur. Dhjetra milionë të papunë. Humbje të tregjeve, etj. Kush e ka fajin ? Trump pse nuk mori masa të shpejta? Jo, e ka Kina. Ajo prodhoi virusin dhe sulmoi Amerikën, Europën, botën. Tani del se një profesor amerikan nga Bostoni, i paguar nga Kina, ka punuar në laboratorin e Uhanit për prodhimin e virusit. Këtë e ka njoftuar inteligjenca ushtarake amerikane, në nëntor 2019. Edhe inteligjenca ushtarake e Gjermanise, në 2019 ka ofruar një protokoll për situata të infektimit të rëndë.

EUREKA. Kina fajtore.
Të jenë të verteta ? Pse nuk kanë reaguar. Nuk e kanë denocuar këtë rrezik që përbën krim shtetëror ? Tani që janë nën “pushtimin” e covid-19 duan të gjejnë justifikimin e pafuqisë tyre. Zgjidhja ? Ti hakmerremi Kinës.
Të mbetet ky konflikt në kufirin e retorikës agresive nuk përbën rrezik kush e di. Po, në se ndonjë “Hitler” i ri shkon tej kësaj retorike, rreziku do jetë shumë i madh. Pavarësisht nga mjetet, pushkë, topa, tanke, raketa, viruse,dollarë, euro, rubla apo jen, konflikti do ketë pasoja të rënda. Sidomos një konflikt i ngjashëm me covid-19.