Një burrë kish katër djem.Deshte t’u mësonte të mos i gjykonin gjërat shpejt e shpejt.Ndaj u tha të shkonin e te shihnin një pemë shumë larg shtëpisë.
I madhi shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe më i vogli në vjeshtë.
Kur djemtë u kthyen në shtëpi i pyeti një nga një çfarë kishin parë.
I madhi tha se kish parë një pemë të shëmtuar, të xhveshur e të kërrusur.
I dyti se e kish parë plot sythe dhe bujisje.
I treti tha nuk ishte në një mendje me ta.Pema ishte plot me lule, e erkandshme dhe e bukur shume…ishte gjëja më e bukur që kish parë.
Me i vogli djalë kish një mendim krejt më tjetër…pema ishte e ngarkuar me fruta dhe përplot jetë.
Babai u spjegoi djemve se të katër kishin të drejtë, sepse e kishin parë secili në nje nga stinet e saj.
Ai u tha se nuk duhet ta gjykojnë as pemën as njeriun vetëm prej një stine të jetës së tij dhe se thelbi i njeriut që është gëzimi,dashuria dhe gjithë çfarë arrin në jetë matet vetëm në fund të stinëve të jetës.
Nëse dorëzohesh në dimër, humbet shpresën që dhuron pranvera, bukurinë e beharit, arritjet e vjeshtës.
Mos lejo asnjëherë që dhimbja e nje stine të shkatërrojë atë që vjen më pas. Mos e gjyko jetën tënde në një stinë të vëshirë. Përballu e mbijeto në vështirësi, më e mira vjen pas! (E përshtati në shqip:I. Kadia d.v